Pirlo gati t’i japë fund papunësisë, ish-trajneri i Juventusit po negocion me klubin e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 14:10

Pirlo gati t’i japë fund papunësisë, ish-trajneri i Juventusit po negocion me klubin e Serisë A

Andrea Pirlo është gati t’i japë fund papunësisë.

pirlo.juve.2020.21.sguardo.allarmato.ANSA.750x450

Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, ish-trajneri i Juventusit ka filluar negociatat me klubin që siguroi ngjitjen në Serinë A, Kremonezen.

43-vjeçari aktualisht ndodhet në qytetin e Kremonës për të biseduar me drejtuesin e klubit italian.

Alternativa e Pirlos është Maks Alvini, që vjen nga një sezon pozitiv me skuadrën e Peruxhias, por dukshëm favorit është ish-kampioni i Botës me Italinë e vitit 2006.

Pirlo në karrierën e tij si trajner ka fituar dy kupa me Juventusin, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"