Pirlo fillon spastrimet e para tek Juventus, trajneri kërkon edhe mesfushorin argjentinas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 17:45

Pirlo fillon spastrimet e para tek Juventus, trajneri kërkon edhe mesfushorin argjentinas

Andrea Pirlo nuk ka humbur kohë por ka filluar menjëherë nga puna tek Juventus, pas zyrtarizimit si trajner. Ish-mesfushori ka vendosur të bëjë spastrimet e para tek bardhezinjtë si dhe të futet në merkato për lojtarë të rinjë.

Rodrigo_De_Paul_Udinese

Sipas “Il Giornale” Pirlo i ka treguar Sami Kedirës dhe Aron Ramseit se nuk i ka në planet e tij. Sipas gazetës italiane, Pirlo i ka kërkuar gjithashtu drejtuesve të Juventusit të futen në garë për të marrë shërbimet e Rodrigo De Paul.

Mesfushori vlerësohet nga Parma 35 milionë euro. De Paul e mbylli sezonin me 7 gola të shënuar dhe 6 asiste të dhuruar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"