Pirlo dëshiron të kompletojë sulmin, Juventusi “piketon” ish-lojtarin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 15:03

Pirlo dëshiron të kompletojë sulmin, Juventusi “piketon” ish-lojtarin e Milanit

Juventusi kërkon që të kompletojë repartin sulmues, më saktë të gjejë atë pykën që i mungon Andrea Pirlos për të balancuar hapësirën në fushë që do të ndante Ronaldon dhe Dibalën.

el-shaarawy-odchodzi-z-romy

Por ndërkohë, duke parë se bardhezinjtë kanë disa tratativa të hapura edhe për shitjen e njërit mes Duglas Kostës apo Federiko Bernardeskit, “Zonja e Vjetër” do donte të mbushte hapësirën e lënë nga largimi i njërit prej të dyve me një njohje të vjetër në Itali.

Bëhet fjalë për Stefan El Sharauin, anësorin ofensiv, i cili prej një viti luan në Kinë në radhët e Shangait. Për 27-vjeçarin El Sharaui, Juventusi do të kishte pak pengesa për të arritur në një akord huazimi, me të drejtë blerjeje, por gjithmonë nëse ikën një mes Kostës e Bernardeskit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"