Piolin nuk e bind mbrojtja e Milanit, Maldini e ka gati listën e përforcimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 15:22

Piolin nuk e bind mbrojtja e Milanit, Maldini e ka gati listën e përforcimeve

Siç u pa edhe ndaj Shamrokut, problemet e Milanit në fushë kanë të bëjnë me mbrojtësit. Duarte nuk bind, teksa Gabia nuk jep garanci të mjaftueshme për të zëvendësuar mungesat e titullarëve. Për këto arsye, cilësohen si tejet pozitive lajmet e mira mbi gjendjen e Alesio Romanjolit dhe Mateo Muzakios, dy mbrojtësit që prej javësh punojnë për t’u shëruar nga dëmtimet përkatëse.Mateo-Musacchio

Kapiteni duket se i ka zgjidhur problemet në pulpë dhe dje ka nisur programin e personalizuar për riaftësimin e plotë. 25-vjeçari pritet të jetë gati për transfertën ndaj Krotones, teksa parashikohet disi më i gjatë regjimi i Muzakios, i cili thuhet se mund të jetë në urdhrat e Piolit pas një muaji.

MERKATO – “Gazzetta Dello Sport” pretendon se Milani po vazhdon të këmbëngulë për mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkoviç, i cili mbetet dëshira kryesore e Stefano Piolit, por edhe mision primar për drejtorët Maldini e Masara. Sipas të përditshme italiane, kuqezinjtë e cilësojnë të lartë çmimin prej 40 milionë eurosh që klubi vjollcë kërkon për serbin, teksa menaxheri i tij, Fali Ramadani, po punon që të gjejë një marrëveshje mes dy klubeve.

Nikola+Milenkovic+ACF+Fiorentina+v+Atalanta+-267CpISxOrl

22-vjeçari ka luajtur 96 ndeshje me Fiorentinën dhe ka kontratë deri në 2022-shin, teksa “Djalli” shpreson ta marrë në huazim njëvjeçar me të drejtë blerjeje për një çmim më të ulët (30 milionë euro), teksa trajneri Iakini në konferencën e djeshme për shtyp në prag të sfidës me Torinon deklarohej besimplotë për qëndrimin e mbrojtësit serb në Firence.

PLANET REZERVË – Teksa në Itali përmendet Milenkoviç, skocezët e “Herald” dhe të “Times Sport” raportojnë se Milani po punon për të afruar Kris Ajerin. Mbrojtësi i Sëlltikut është në radarët kuqezi që në merkaton e janarit, por oferta zyrtare duhet të mbërrijë në klub ne rast se ekipi i Piolit arrin të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

DUBLIN, IRELAND - JULY 30: Kristopher Ajer of Celtic during the International Champions Cup series match between Barcelona and Celtic at Aviva Stadium on July 30, 2016 in Dublin, Ireland. (Photo by Charles McQuillan/Getty Images)

Emri tjetër në listën e Maldinit është ai i German Pexelës. Argjentinasi me 31 vite mbi supe nuk hyn në parametrat e klubit, por përvoja e tij mund ta bëjë një afrim të vlefshëm për kuqezinjtë të cilët boshllëkun më të madh e kanë pikërisht në prapavijë ku asnjë nga rezervat (Muzakio, Duarte dhe Gabia) nuk e bind trajnerin Pioli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"