Pioli studion skemën anti-Inter, ja formacioni i mundshëm i Milanit në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 14:45

Pioli studion skemën anti-Inter, ja formacioni i mundshëm i Milanit në derbi

Stërvitja e djeshme ka dhënë sinjale të rëndësishme mbi atë që mund të jetë formacioni i Milanit për derbin e së dielës në 20:45.

MILANI

Vështirë që i riu Vaskez të cenojë Tatarushanunë në portë, teksa Hernandez e Kalulu janë të vetmit me vendin e garantuar në mbrojtje.

Në fakt shumë nga zgjedhjet e Piolit do të varen nga rikuperimi i Tomorit. Nëse anglezi, që po jep sinjale shërimi, nuk ia del, atëherë do të luajë Kjaer. Nën monitorim edhe Kalabria që në rast se nuk bind trajnerin do të zëvendësohet nga Dest.

Logjikë e njëjtë për mesfushën, ku mungesa e Benaserit, që nuk do t’ia dalë për derbin, por që synon Champions-in, mund ta detyrojë Piolin të rreshtojë ekipin me skemën 4-3-3.

Në rast të tillë, krah Tonalit do të luanin Kruniç dhe Pobega. Sulmi duket i vetmi repart ku nuk ka vend për dilema. Zhiru si pykë do të ndihmohet nga Leao dhe Salmakers.

milan

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"