Pioli shpërthen në akuza: Na penalizoi Çakir dhe jo vetëm për kartonin e penalltinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2021 | 23:25

Pioli shpërthen në akuza: Na penalizoi Çakir dhe jo vetëm për kartonin e penalltinë

Stefan Piolit nuk i besohet që Milani i tij ka humbur një ndeshje të cilën e kishte në dorë përballë Atletiko Madrid. Për këtë humbje, ai fajëson vetëm një person, gjyqtarin turk Çynejt Çakir, i cili dha karton të kuq për Kesi dhe në fund akordoi penallti në shtesë për madrilenët.

pioli

“Nuk mendoj se ka qenë nata më e mirë për arbitrin. Jemi penalizuar pak. Të vjen keq. Inferioriteti numerik na detyroi të bënim një lloj tjetër ndeshje, pas largimit me të kuq vështirësitë ishin të shumta. Ka keqardhje pasi i shkuam shumë afër një rezultati pozitiv.

Kush më nervozoi më shumë nga vendimet e gjyqtarit? Shumë situata. Jo vetëm kartoni i kuq dhe penalltia, kur ndërhyrjet ishin 50-50, ai shkonte gjithmonë nga ana tjetër. Por ne duhet të mendojmë për gjërat e mira që kemi bërë 11 kundër 11. Me pak kujdes mund të sigurohej fitorja. Duke vuajtur, shtrënguar dhëmbët. Na mungoi diçka, një mëkat.

Kemi luajtur mirë, me ritëm e cilësi, duke konkretizuar më pak se sa meritonim, Duhet të qëndrojmë në ndeshje gjatë gjithë lojës”, ishte analiza e Piolit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"