Pioli: Shansi i fundit për kualifikim, le të tregojmë se e meritojmë Champions-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2021 | 13:45

Pioli: Shansi i fundit për kualifikim, le të tregojmë se e meritojmë Champions-in

Sot në orën 21:00 Milani do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kampioneve. Ndaj Atletikos nevojitet fitore për të mbajtur ndezur ato pak shpresa për kualifikim dhe kjo është ajo që Stefano Pioli analizoi në konferencën për shtyp.

pioli

Çfarë i thatë ekipit përpara stërvitjes?

Për të tilla sfida nuk është e vështirë të motivosh ekipin. Kemi analizuar rivalin dhe të gjithë e dimë se është shansi i fundit për të mbetur në Champions. Nga humbja me Fiorentinën kuptuam se duhet të jemi më të saktë dhe se nuk duhet nënvlerësuar asnjë situatë. Uroj që të kemi të qartë qëllimin tonë dhe të jemi të fokusuar.

Si paraqitet gjendja e skuadrës?

Ky grup është ndërtuar me qëllimin për të qenë konkurrues, por nuk duhet harruar se shumica e lojtarëve e kanë për herë të parë pjesëmarrjen në Champions. Deri tani kemi treguar se nuk jemi larg nivelit që na kërkohet, por e dimë që duhet të bëjmë diçka më shumë. Dëmtimet nuk duhet të jenë alibi. Romanjoli do të luajë, ndërsa Tomori jo sepse ka ende shqetësime në ijë.

A mos po luajnë disi më tepër disa futbollistë?

Zgjedhjet i bëj në bazë të formës së gjithsecilit. Dëmtimi i Rebiçit na privon nga disa zgjidhje ndaj duhet të kujdesem për të menaxhuar sforcot e Ibrës, Leaos dhe Zhirusë të paktën deri në fund të vitit. Luajmë çdo tri ditë e nuk është e lehtë. Çfarë mësimesh keni nxjerrë nga humbja me Atletikon? Cilësitë ia njohim mirë si edhe aftësinë për të mos e humburtoruan gjatë ndeshjeve. Janë nga ekipet që reagojnë më mirë në të gjithë Europën, por nuk janë të pathyeshëm siç e vërteton sfida e humbur me Valencian.

Simeone ka disa mungesa, por UEFA i ktheu Grizmanin…

Edhe pa të do të ishin një skuadër e fortë, megjithatë kam shumë probleme vetë e nuk mund të mendoj për ato të Atletikos. As nuk e di se kush do të luajë, por kanë mjaftueshëm lojtarë cilësorë për të qenë një skuadër konkurruese. Në ndeshjen e parë kur ishim me forca të barabarta, i përballuam mirë, ndaj uroj të bëjmë kështu edhe sonte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"