Pioli, ringjallja e Milanit në 3 lëvizje. Ja pamja e re e “Djallit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 22:31

Pioli, ringjallja e Milanit në 3 lëvizje. Ja pamja e re e “Djallit”

Intensitet dhe fitore. Me këto dy fjalë nis revolucioni kuqezi i drejtuar nga Stefano Piolit. Trajneri i ri ka drejtuar dje dy stërvitjet e radhës dhe konceptet janë deri diku të thjeshta. Ai do t’i rikthehet 4-3-3-shit dhe në kokë ka idetë nga ku do të nisë punën e tij.

stefano pioli

SENATORËT – Nëse drejtori Boban mendon se ekipit i mungon përvoja, Pioli mendon t’ia shtojë këtë karakteristikë me Lukas Bilian. Në kohët e Lacios, trajner e lojtar ishin aq shumë të lidhur, sa që edhe shiriti iu hoq Kandrevës për t’ia besuar argjentinasit. Megjithëse 33 vjeç, mesfushori është gati të drejtojë Milanin nga regjia, sigurisht nën udhëzimet e Piolit krah të cilit ka zhvilluar edhe sezonet më të mira që kur luan në Itali. Bonaventura në treshen e mesfushës dhe prapavija duken dy pika të tjera nga ku Pioli do të kërkojë ringirjten e “Djallit”, por deri të dielën, më 20 tetor (ndeshja ndaj Leçes), do të jenë kryer disa eksperimente dhe “telajo” e Milanit do të ketë një pamje më të qartë.

LEAO “ALLA” KIEZA – Tri sezone më parë, Federiko Kieza ishte 19 vjeç, njihej shumë pak dhe me Fiorentinën, kishte koleksionuar 17 prezenca. Vitin pasardhës, skuadra kalonte në duart e Stefano Piolit dhe talenti vjollcë dyfishonte numrin e ndeshjeve, duke shtuar në CV 12 gola dhe thirrjen për herë të parë në kombëtare. Situata është e ngjashme me Rafael Leoan, i cili njihet pak, por me Piolin mund të ndryshojë regjistër.

Capture

Portugezi vjet luante si sulmues i dytë te Lila, ndërsa te Milani “piolian” mund ta gjejë veten sulmues krahu. Portugezi është njeriu më në formë te Milani dhe trajneri në konferencën e prezantimit deklaroi: “Leao ka shumë potencial e duhet shfrytëzuar”. Nëse nuk është një sinjal për formacionin, diçka e ngjashme duhet të jetë patjetër.

“FISHEKË” PËR PIONTEK – Piolin e cilësojnë si një trajner që i pëlqen të sulmojë pa cenuar ekuilibrat, megjithatë kudo që ka qenë, sulmuesit e tij kanë shënuar gjithmonë. Ky është një lajm i mirë për Milanin që ka gjetur rrugën e golit vetëm 6 herë në 7 ndeshje, por edhe për Kristof Piontekun, që dy golat e realizuar në këtë kampionat i ka shënuar me 11- metërsha. Ikardi (26), Kieza (12), Simeone (14), Kloze (15), Kandreva (12), Xhilardino (13), Pelisier (13), Di Vaio (11) janë vetëm disa nga rastet kur dora “taktike” e Piolit është ka luajtur Havi Martinez në të gjitha kompeticionet me fanellën e Bajernit.

13 gola dhe 9 asiste për spanjollin që ka zbarkuar në Bavari NDESHJE në sezonin 2012-‘13. 219 ndier nga sulmuesit që kanë transformuar në “ar” gjithçka kanë prekur. Këtë trend do të mund ta shfrytëzojnë edhe Rebiç e Kastijeho, teksa edhe Suso do të ketë shansin të rigjejë të majtën e tij, e cila këtë sezon nuk e ka shkaktuar ende dëmin e parë te rivalët.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"