Pioli predikon kujdes: Milan, nuk ke dalë nga kriza. Ibra? Dhuratat ‘Babagjyshit’ ia kërkon Berluskoni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 10:23

Pioli predikon kujdes: Milan, nuk ke dalë nga kriza. Ibra? Dhuratat ‘Babagjyshit’ ia kërkon Berluskoni

Sot në 15:00, kuqezin jtë do të presin në “San Siro” Sasuolon. Mundësia për tri pikë të tjera është reale, teksa Stefano Pioli nuk parashikohet të ndryshojë formacionin që i ka dhënë sukseset në dy ndeshjet e fundit. Në konferencë për shtyp, trajneri predikoi kujdes:

Pioli.Milan.serio.2019.201.750x450

“Nuk kemi dalë ende nga tuneli. Dritën kemi nisur ta shohim, por duhet të këmbëngulim për të gjetur vazhdimësi. Unë mendoj si të zgjedh formacionin e duhur dhe nëse ia dalim të ruajmë ritmin e ndeshjeve të fundit do të thotë se ekipi ka nisur të luajë në një nivel të caktuar. Përmirësimet në fushën tonë janë gjithnjë të mundshme dhe ndaj Sasuolos do të mundohemi të bëjmë lojën tonë, aq më tepër që rivali ka dhuruar gjithmonë paraqitje cilësore sa herë ka luajtur në ‘San Siro’”.

milan

FESTË DHE “DËNIM” 

Milani do të mbushë sot 120 vjet nga themelimi, por festa më e rëndësishme për Piolin është ajo që do të bënte skuadra në rast tri pikësh. “Ky klub përfaqëson majën në nivel botëror për cilësi loje, shpirt fitues dhe organizim. Unë dhe djemtë duhet të nderojmë historinë me një paraqitje në lartësinë e emrit të Milanit. Jemi rritur në aspektin fizik dhe cilësor, teksa edhe mendërisht kemi bërë përparime. Konceptet tona janë të thjeshta. Duhen ide, vlera dhe intensitet, karakteristika që po i shprehim në fushë”, vijoi trajneri i “Djallit”. Ky i fundit për ndeshjen e sotme ka vendosur një grumbullim që ka nisur dje në ora 19:00 në një hotel në afërsi të “San Siro”-s. “Nuk ka asnjë dënim, por është një zgjedhje për çështje logjistike. Ajo ndaj Sasuolos është një ndeshje delikate dhe duhet përgatitur si e tillë”, ka shpjeguar tekniku 54-vjeçar.

Pioli

MERKATO 

Ditëlindja e Milanit është sot, teksa pas diçka më shumë se një jave do të jetë kohë Krishtlindjesh. I pyetur mbi një dhuratë të mundshme, Pioli tha: “Mendoj vetëm që të punoj me organikën që kam në dispozicion, Berluskoni le të dëshirojë çfarë të dojë te Monza e tij. Se çfarë do të bëjë klubi në janar do të jetë një diskutim që do ta përballojmë në momentin e duhur. Personalisht nuk shoh përtej ndeshjes me Sasuolon”. Piontek, Paketa e Leao janë të tjerë emra të lidhur me merkaton, por për atë në dalje. Milani nuk ka në plan t’i zhvlerësojë talentet dhe Pioli i qëndron kësaj vije mendimi, teksa shpjegon: “Pionteku është një pykë, por mund të luajë edhe me një partner. Leao u ble, sepse plani i Milanit ishte një modul me dy sulmues. Është shumë i ri dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm. Ai është shumë i lëvizshëm dhe mundet vetëm të përmirësohet për të rritur bagazhin teknik. Edhe Paketa është mirë dhe po stërvitet me dëshirë. Cilësitë i ka të mëdha dhe është e ardhmja jonë”.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"