Pioli: Në merkato për cilësi, fati i titullit në duart tona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 14:33

Pioli: Në merkato për cilësi, fati i titullit në duart tona

Milani ka fituar 10 nga 11 ndeshjet e luajtura në këtë kampionat ndaj skuadrave aktualisht në gjysmën e poshtme të tabelës (1B) dhe është skuadra që ka realizuar më shumë pikë ndaj këtyre kundërshtarëve (31, tri më shumë se Interi dhe Napoli me 28). Sidoqoftë, Pioli kërkon përqendrim maksimal sot kundër Specias në 18:30 pasi pikërisht kjo veçori për pak sa nuk i shkaktoi eliminimin nga Kupa ekipit të tij.

PIOLI

Shpresoni që vështirësitë e Kupës të zgjojnë skuadrën?

Patjetër që po. Kemi treguar inteligjencë dhe përgjegjësi e duke qenë se vijmë nga një qasje jo e mirë do të ketë rëndësi shumë fillimi që do t’i bëjmë sfidës me Specian.

Kalulun dhe Gabian i pret një tjetër provim…

…të cilin duhet ta kalojnë me ndihmën e shokëve. Specia ka fituar ndaj Napolit dhe Xhenoas në dy ndeshjet e fundit pa u ndëshkuar, ndaj nevojiten ide të qarta nga ana jonë dhe individët duhet të vihen në dispozicion të skuadrës.

Sa rëndësi do të kishte një fitore nesër (sot)?

Vjet humbja me Specian na penalizmi, ndërsa sivjet është një tjetër kampionat. Besojmë te vetja dhe mendojmë se fatin e kemi në duart tona. Nëse luajmë siç dimë mund të fitojmë sepse Specia, si çdo ekip tjetër nuk është i pagabueshëm.

Maldini po kërkon një mbrojtës. Cili është profili i duhur sipas jush?

E jona është një strategji e përbashkët: ne nuk duam të ndryshojmë sa për të thënë se kemi ndryshuar, por të kemi lojtarë që përmirësojnë skuadrën për sa i përket cilësisë, pranisë dhe thellësisë. Kalulu dhe Gabia po tregojnë se janë lojtarë të gatshëm edhe për ndeshje të rëndësishme. Nëse na shfaqet mundësia e duhur klubi do të jetë gati, ndryshe do të mbetemi kështu… Tomori u lëndua, por shpresoj të humbasë vetëm 3-4 ndeshje.

A do të arrihen rinovimet me lojtarët kyç?

Drejtuesit dinë të kenë marrëdhënie pozitive me lojtarët dhe menaxherët. Unë thjesht duhet të jem i kujdesshëm për të gjetur lojtarë që janë të përgatitur mendërisht dhe të disponueshëm.

Mendoni se titulli varet nga merkatoja?

Na duhet të besojmë në cilësitë tona dhe të kemi besim në ato që janë mundësitë tona. Me Specian është sfida më e rëndësishme, por nuk mendoj se do të jetë një muaj vendimtar për titullin. Milani nuk po garon me askënd. Dëshirojmë të jemi protagonistë në çdo ndeshje duke luajtur futbollin tonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"