Pioli merr lajmin madh para ndeshjes me Juven, kuqezinjtë me forca të shumta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 13:48

Pioli merr lajmin madh para ndeshjes me Juven, kuqezinjtë me forca të shumta

I vetmi dyshim që Stefano Pioli ka për formacionin kundër Juventusit është nëse do të arrijë të rikuperojë Çalhanoglunë.Hakan-Calhanoglu-toro

Pikërisht së fundmi mediat italiane raportojnë se mesfushori është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme. Mesfushori turk pësoi një kontraktim muskulor në pulpë në ndeshjen Lacio-Milan.

Ai është shumë i rëndësishëm për “Djallin” në këtë periudhë, ku ka marrë pjesë në katër gola në katër ndeshjet e fundit në kampionat: 2 gola dhe 2 asiste. Këtë kampionat numri 10 ka shënuar 5 gola dhe është vetëm 1 gol larg rekordit të tij në sezonin 2017-’18.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"