Pioli: Kjo gjë tek Milani duhet të ndryshojë, Diaz dhe Tonali kanë talent. Rebiç vuajti shumë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 15:40

Pioli: Kjo gjë tek Milani duhet të ndryshojë, Diaz dhe Tonali kanë talent. Rebiç vuajti shumë që…

Stefano Pioli mendon se afrimet e reja janë gati për të ndihmuar Milanin. Trajneri foli para ndeshjes në kampionat.

milan-2

“Ne duhet gjithmonë të jemi ambiciozë dhe të japim më të mirën. Në dy vitet e fundit, Milani e ka humbur ndeshjen e parë, dhe kjo duhet të ndryshojë”. Milani luan nesër kundër Bolonjës në ndeshjen e parë në kampionat për sezonin e ri. “Nesër do jetë një ndeshje e vështirë. Ato do kenë maksimumin e motivimit, por edhe ne gjithashtu”. Më pas Pioli foli për afrimet e reja të Tonalit, Tatarushanus dhe Diazit.”Ata e ndihmojë shumë njëri tjetrin. Diaz dhe Tonali kanë talent dhe prespektivë. Tatarushanu ka eksperiencë. Ata janë gati të na ndihmojnë”.

Në fund Pioli foli edhe për sulmuesin Rebiç. “Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ka kualitet dhe fizik të fortë. Ai e kompleton fazën tonë të sulmit. E vuajti shumë që nuk luajti në Europa Ligë, por është gati të na ndihmojë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"