Pioli: Jam i mahnitur nga gjendja fizike e Ibrahimoviçit, kemi gjithçka për të fituar ndaj Bodo Glimt në Europa Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 16:14

Pioli: Jam i mahnitur nga gjendja fizike e Ibrahimoviçit, kemi gjithçka për të fituar ndaj Bodo Glimt në Europa Ligë

Stefano Pioli beson se Milani i ka të gjitha mundësitë për të fituar ndaj Bodo Glimt në Europa Ligë dhe tregon se është i mahnitur nga kondicioni fizik i Zlatan Ibrahimoviçit. Kuqezinjtë luajnë ndaj skuadrës norvegjeze në raundin e tretë të Ligës së Europës.

Ibrahimovic-Bologna

“Ne nuk kemi çdo gjë për të humbur,por çdo gjë për të fituar. Ne duhet të vendosim në aksion ato çfarë këmi përgatitur në stërvitje, filozofinë tonë. Kundërshtari është i vështirë, pasi ka fituar 18 nga 20 ndeshjet e fundit zyrtare dhe dy i ka barazuar. Jam i mahnitur nga gjendja fizike e Ibrahimoviçit. Mendoj se ai është gati fizikisht dhe psikologjikisht.

Nuk kam vendosur ende për Brahim Diazin. Por ai është gati si të gjithë të tjerët. Besoj se kemi gjithçka për të fituar këtë ndeshje”, përfunoi Pioli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"