Pioli i largon “spiunët”, por Milani do të kapet pas Leaos. Ja formacioni i mundshëm i Milanit në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 9:55

Pioli i largon “spiunët”, por Milani do të kapet pas Leaos. Ja formacioni i mundshëm i Milanit në derbi

Dyshimet mbi formacionin e Milanit për derbin e së dielës në orën 20:45 duket se po shuhen. Në portë Tatarushanu e ka vendin e sigurt, ashtu si Hernandez e Kalulu dhe Kalabria në mbrojtje. Dëmtimi i javës së kaluar i Destit dhe pamundësia e Turesë për të zëvendësuar Teon bëjnë që Pioli të mos mendojë për alternativa të tjera.

milan

Diskutim i ngjashëm për Kjaerin që do të zëvendësojë Tomorin. Me anglezin në fushë mund të ishte hamendësuar edhe një 3-5-2, por Pioli nuk dëshiron që të përdorë tre qendërmbrojtës duke pasur vetëm Çaon si alternativë stoli.

MISTERI I PIOLIT – Arsyetim i njëjtë për mesfushën, ku Benaser është dorëzuar për shkak të dëmtimi në kofshë. Mungesa e tij shtyn Piolin të rreshtojë ekipin me skemën 4- 3-3.

Në rast të tillë, krah Tonalit do të luajnë Kruniç dhe Pobega. Në fakt asnjëri nuk e ka vendin e sigurt, pasi zgjedhja përfundimtare mund të bjerë mbi Vranksin.

Belgu ka dinamikë që nuk e kanë boshnjaku dhe italiani, ndaj nuk do të ishte çudi që ta niste derbin si titullar. Në këto rrethana Sulmi duket i vetmi repart ku nuk ka vend për dilema.

Zhiru si “pykë” do të ndihmohet nga Leao dhe Salmakers, që ka fituar balotazhin me Mesiasin. Sidoqoftë, çdo gjë do të jetë e qartë të dielën mbrëma, pasi në dy ditët e fundit Pioli ka larguar gazetarët dhe çdo sy kurioz nga rrethinat e “Milanello”-s, pikërisht për të mos zbuluar atë që mund të jetë plani taktik për të dielën mbrëma.

0

TË VARUR NGA LEAO – Me formën që po kalojnë kuqezinjtë është normale që njeriu që mund të bëjë diferencën mbetet Rafael Leao.

Që ndaj Leçes portugezi nuk ka shënuar më, por driblimet e tij janë gjithmonë një hall për rivalët.

Derbi i fundit konfirmoi që edhe Interi mund ta vuajë, teksa imazhet e driblimit të trefishtë ndaj të gjithë zikaltërve të mbrojtjes është ende në memoriet e tifozëve.

Nëntë gola e po aq asiste në 27 prezenca sezonale i japin sulmuesit statusin e vendimtarit për “Djallin”, ndaj është normale që shpresat të varen tek ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"