Piloti i Formula 1 pëson dramë në Uembli, tifozët i vjedhin orën me vlerën marramendëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2021 | 21:03

Piloti i Formula 1 pëson dramë në Uembli, tifozët i vjedhin orën me vlerën marramendëse

Ndeshja finale e Kampionatit Europian ka lënë një shijë të hidhur tek piloti i Formula 1, Lando Norris të cili i është vjedhur ora me vlerë 47 mijë euro në stadiumin Uembli.

lando

Piloti ishte i pranishëm në stadium për të parë finalen e madhe, por trazirat e shkaktuara nga tifozët anglez kanë prekur dhe Norris i cili ka dalë jo pak i humbur. Pilotit i është vjedhur ora e markës ‘’Riçard Mile’’ në momentin kur tifozët anglez mësyn policinë për të hyrë në stadium pa bileta.

Për këtë rast, policia ka hapur një hetim pasi ka dhe dëshmitarë. Ndërkohë, skuderia e Meklarenit ka dalë me një deklaratë zyrtare duke mbështetur pilotin e tyre: ‘’ Fatmirësisht, Lando nuk është dëmtuar, por është shumë i tronditur.

norris

Ekipi mbështet Landon  dhe jemi të sigurt që tifozët e garave do të bashkohen me ne duke i uruar atij të gjitha të mirat për garën në Britani këtë fundjavë. Kjo çështje është tani në duart e policisë, dhe nuk mund të komentojmë më shumë’’, thuhet në deklaratën e Meklarenit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"