Piloti bëri ulje të detyruar, kapiteni i Ballkanit tregon momentet: Ja çfarë ndodhi gjatë udhëtimit me avion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2022 | 14:32

Piloti bëri ulje të detyruar, kapiteni i Ballkanit tregon momentet: Ja çfarë ndodhi gjatë udhëtimit me avion

Ballkani mbrëmjen e djeshme u mposht në Pragë ndaj Slavias me rezultatin 3-2, e vlefshme për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Edvin-Kuc-1

Klubi nga Suhareka mori në mbrëmje udhëtimin për në Prishtinë, por gjatë fluturimit, xhami i pilotit është krisur dhe avioni ka bërë një ulje të detyruar sërish në kryeqytetin e Republikës së Çekisë dhe në mëngjes janë nisur sërish dhe kanë mbërritur shëndoshë e mirë në Prishtinë.

Së fundmi, gjatë një interviste ka folur kapiteni i skuadrës së Ballkanit, Edvin Kuc duke treguar sesi e kanë përjetuar atë moment:

“Të them të drejtën asgjë nuk kemi ditur. E kemi mësuar atë që ka ndodhur vetëm pasi jemi kthyer në Pragë.

Jemi nisur për në Prishtinë, por pastaj jemi kthyer në Pragë dhe vetëm pas zbarkimit në aeroport kemi mësuar për problemin që kishte xhami i krisur i avionit.

Ishte lodhje, por nuk ishte diçka e madhe për tu bërë panik. Falë Zotit gjithçka është në rregull dhe askush nuk është i lënduar. Kemi pritur për disa orë në aeroportin e Pragës deri sa ka ardhur aeroplani tjetër ‘charter’ nga Bullgaria dhe tani jemi në Prishtinë.

Të gjithë janë mirë dhe kjo ka rëndësi.”, përfundoi Edvin Kuc për “Telegraf”.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Frikë për Ballkanin në ajër/ Piloti i avionit bën ulje të detyruar, ekipi kosovar tani… (FOTO)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"