“Pikët e kthesës”, heroi Lushkja: Kishim nevojë të çliroheshim psikologjikisht, të gjithë ëndërrojmë të …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2019 | 18:32

“Pikët e kthesës”, heroi Lushkja: Kishim nevojë të çliroheshim psikologjikisht, të gjithë ëndërrojmë të …

Regi Lushkja ishte heroi i fitores së Laçit ndaj Partizanit! Mesfushori realizoi golin në triumfin 1-0 duke i siguruar 3 pikë të arta kurbinasve. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Zona Gol”, 23-vjeçari u shpreh:

bandicam 2019-09-15 18-29-19-305

“Ishte fitorja e parë në shtëpi. Besoj ishte një gol i bukur, i gëzuam tifozët. Ia ka vlejtur. Me thënë të drejtën kemi dashur kohë të ambientohemi me grupin e ri. Laçi gjithmonë ka pasur grupin pikë të fortë jo individët. Këto e kanë mbajtur gjallë ekipin.

E rëndësishme është të fitonim kundër Partizanin. Kishim nevojë të çliroheshim psikologjikisht. Besoj kjo mund të jetë pika e kthesës. Të gjithë ëndërrojnë të bëjnë një sezon shumë të mirë, edhe unë gjithashtu. Pse jo për një gjë më të lartë më vonë. Është sezoni im i 5-të te Laçi, kam luajtur pothuajse në të 5-ta sezonet. Kam marrë eksperiencën e duhur. Mund të jemi në rrugën e duhur, me këtë fitore”, u shpreh Lushkja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"