Pikët e hequra nga gjyqi me Muzakën, “Fanatics”: Turp pas turpi, Halili i paaftë për Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2018 | 16:39

Pikët e hequra nga gjyqi me Muzakën, “Fanatics”: Turp pas turpi, Halili i paaftë për Superioren

“Tirona Fanatics” kanë reaguar me një deklaratë në Facebook, pas vendimit të Komisionit të Disiplinës për t’i hequr 3 pikë Tiranës, për mos shlyerjen në kohë të borxhit ndaj Muzakës.

Tirona Fanatics

Ata thonë se presidenti Halili nuk është në gjendje të përballojë një sezon në Superiore, nga pamundësia financiare, apo edhe prej paaftësisë. Turp pas turpi, i cilësojnë këto momente negative dhe gjyqe të humbura nga ana e klubit. Më poshtë, deklarata e plotë.

Pavaresisht ‘gjyqeve’ qe ka patur ‘klubi’ nder vite, kurre nuk ka qene teme te cilen ne e kemi komentuar!

Duke pare ngjarjet e fundit ndermjet ‘klubit’ dhe nje ish-lojtari, nuk mund te rrime pa diktuar paaftesine e ishpresidentit per te drejtuar qofte edhe per nje sezon tjeter ekipin ne Superlig.

Paaftesia e tij, bashkangjitur pamundesise financiare jane nje rrezik i vertete per nje riperseritje te sezonit te zi qe po lem pas.

Duke mos dashur te mbajme pale, apo per te dhene verdikte se kush apo i kujt eshte faji, megjithese situata eshte e qarte, ne, i bejme me dije ishpresidentit qe ta marri tashme seriozisht ne konsiderate largimin e tij, pas ketyre turpeve te njepasnjeshem qe po kalon.

Turp mbas turpi, duke nisur nga renia dhe njollosja e identitetit kryeqytetas, duke vazhduar me turpet e dites se fundit. 
E per nje njeri qe fjala ‘Turp’ nuk perben turp, keto ngjarjet e fundit jane deshmia me e paster se sa e pamundur eshte te perballohet sezoni qe po vjen.

Koha jote me te vertete qe ka mbaruar!

TF

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"