Pikëpyetjet e UEFA-s: Gabimet e mbrojtjes dhe Rashica në Francë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2016 | 22:59

Pikëpyetjet e UEFA-s: Gabimet e mbrojtjes dhe Rashica në Francë

Dy ditë pas fitores që Shqipëria mori në miqësoren e Luksemburgut me rezultatin (0-2), sajti zyrtar i UEFA-s i ka bërë një analizë dy ndeshjeve të fundit të kuqezinjve, duke përfshirë edhe humbjen (1-2) ndaj Austrisë.

Untitled-6Pasi pasqyrohet mbarëvajtja e dy ndeshjeve të fundit duke përfshirë rezultatet dhe ndërrimet në fushë, UEFA ngre pikëpyetje nëse Milot Rashica është perspektiva mbi të cilën do të ndërtohet ekipi në finalet e kampionatit Evropian që do të zhvillohen në Francë këtë verë, apo jo. Ndërsa shton se në rast të kundërt, Rashica ‘pritet të jetë me siguri e ardhmja e Kombëtares’.

Një tjetër pikëpyetje që ngrihet për lojën e zhvilluar nga kuqezinjtë është mbrojtja. UEFA i referohet gabimeve që u bënë në pjesën e parë ndaj Austrisë.

“A mundet që mbrojtësit qendrorë të riparojnë gabimet e vërejtura në ndeshjen ndaj Austrisë në pjesën e parë? Zvicra, Franca dhe Rumania janë të gatshme për të ndëshkuar në gabime të tilla në Grupin A”,-shkruhet në sajtin zyrtar të UEFA.com.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"