Pike surpriza e madhe e Kumanit, Poçetino ka dyshime për sulmin/ Katalanasit janë më të lodhur, ja formacionet e mundshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 15:03

Pike surpriza e madhe e Kumanit, Poçetino ka dyshime për sulmin/ Katalanasit janë më të lodhur, ja formacionet e mundshme

Ronald Kuman dhe Mauricio Poçetino janë gati për duelin taktik mes tyre dhe sigurisht që kanë dilema për formacionet që do të zbresin në fushën e lojës. Në kampin katalanas, mbrojtja është ajo që shqetëson më shumë dhe nuk dihet se cila do të jetë dyshja e qendrës.

5f3a774f85f5401e69305bda

Xherard Pike është rikthyer dhe mund të jetë surpriza e madhe, por Kuman ka dashur që ta mbajë gjithçka të fshehtë. Mesfusha nuk ka dilema me Busketsin, De Jongun dhe Pedrin, ndërsa sulmi me treshen Mesi-Grizman-Dembele.

Barca

Edhe në radhët e PSG-së ka probleme. Di Maria dhe Nejmar janë mungesa të mëdha dhe trajneri duhet t’i zëvendësojë duke bërë ndryshime taktike. Poçetino ka dilema për Moise Kinin ose për Sarabian dhe modulin 4-4-2 apo 4-3-3.

psg5

LODHJA – Një faktor që mund të rezultojë i rëndësishëm në këtë duel është lodhja e futbollistëve dhe katalanasit vijnë me shumë minuta të akumuluara. 7 futbollistë kanë kaluar mbi 2 mijë minuta në këtë sezon në të gjitha kompeticionet, ndërsa ata francezët janë më të freskët dhe nuk kanë shumë aktivizime. Mjafton një krahasim për ta kuptuar diçka të tillë.

Frenki de Jong është ai që ka luajtur më shumë dhe ka 2.794 minuta, ndërsa te skuadra e PSG-së futbollisti më i aktivizuar është Mbape me 2.094 minuta.

minutat

I dyti është mbrojtësi i djathtë Florenci, i cili ka akumuluar 1.853 minuta. Diçka e tillë mund të rezultojë vendimtare, por duhet parë se si do të jetë forma fizike e futbollistëve gjatë ndeshjes. Lodhja nuk është justifikim për Barcelonën dhe këta të fundit e dinë këtë. Dëmtimet e shumta në kampin katalanas kanë detyruar trajnerin që të mos bëjë shumë rrotacion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"