Pike shfaqet në gjendje të “rënduar” psikologjike pas ndarjes nga Shakira, ja veprimi i radhës i futbollistit në publik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 15:43

Pike shfaqet në gjendje të “rënduar” psikologjike pas ndarjes nga Shakira, ja veprimi i radhës i futbollistit në publik

Mbrojtësi i Barcelonës, Xherard Pike, vijon të mbetet një nga personazhet më pikantë këto ditë pa aktivitet futbollistik. Divorci me Shakirën, historitë e tij rozë dhe netët nën shoqërinë e alkoolit dhe mijërave euro shpenzime kanë qenë kryefjalë këto ditë. Në fundjavë këtyre historive u është shtuar dhe një tjetër.

shakira pike

Mediat spanjolle vazhdojnë të raportojnë se mbrojtësi i Barçës po kalon momente të ndërlikuara pas ndarjes nga Shakira. Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Pike raportohet t’i ketë thyer telefonin një paparaci.

Këtë herë ai që e ka pësuar keq ka qenë fotografi Hordi Martin, i cili është marrë jo pak me çështjen e ndarjes së çiftit Pike-Shakira.

Ai ka thënë për mediat spanjolle se Pike në një moment kur ai ka dashur ta fotografonte, i ka marrë telefonin duke ia flakur në tokë dhe më pas ia ka shkelur me makinë, duke kaluar madje me semafor të kuq. Në dukje Pike ka ofenduar rëndë paparacin sipas variantit të paraqitur në emisionin “Socialite” të televizionit “Telecinco”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"