Pike “shënjestron” Murinjon: Nuk ka lidhje me futbollin, Super Liga një… dështim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 14:34

Pike “shënjestron” Murinjon: Nuk ka lidhje me futbollin, Super Liga një… dështim

Zherard Pike ka folur në një intervistë për “Sky Bet” për Zhoze Mourinjon, ish-trajnerin e Realit të Madridit. Spanjolli sulmoi portugezin me deklaratat e tij duke thënë:

Pike Barca

“Ai provokonte çdo ditë në konferencat për shtyp dhe kjo ndoshta ishte shumë për Guardiolën. Nuk kishte lidhje me futbollin.

Në atë kohë, këto e kanë tronditur mënyrën se si ne e shihnim futbollin. Gjithashtu, marrëdhëniet me lojtarët”. Pike më pas shton:

“Murinjo hyn në kokën e lojtarit dhe kur thotë se dikush ju urren, ju e besoni atë. Doja ta përshëndesja Kasijasin, por ai nuk më foli.

Na u desh të organizonim një takim mes lojtarëve të Barcelonës dhe Madridit për t’i ribashkuar gjërat, për të pasur sërish një marrëdhënie të mirë në ekipin kombëtar dhe për të fituar titullin”.

Veç kësaj, Pike ka komentuar për një Super Ligë të mundshme. “Për mendimin tim, futbolli është shkatërruar, sepse prej tij përfitojnë vetëm të mëdhenjtë. Me këtë mendim unë qëndroj kundër klubit tim, por e kuptoj plotësisht pozicionin e Barcelonës, Realit dhe Juventusit.

Por për tifozin, nuk mendoj se është mënyra më e mirë. Duhet gjetur një zgjidhje tjetër përndryshe do të kemi një krizë të madhe”, përfundoi spanjolli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"