Pike: Për herë të parë në 9 vite jemi inferiorë ndaj Realit, u tallën me ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2017 | 11:57

Pike: Për herë të parë në 9 vite jemi inferiorë ndaj Realit, u tallën me ne

Kushedi sa i ka peshuar, pikërisht atij, simbolit të antimadritizmit, ta pranojë. Gerard Pike, i cili u shndërrua në objektin e shfryrjes së tifozëve madrilenë në “Santiago Bernabeu” gjatë finales së Superkupës (u ironizua në momentin e zëvendësimit me thirrjet “Qëndron”, pas fotos që ai postoi në korrik me Nejmarin, për të hedhur poshtë lajmet se braziliani do të largohej nga Barcelona), pranoi se pas humbjes me rezultatin e përgjithshëm 5-1 në këto dy ndeshje, rivalët e përjetshëm madrilenë janë më të fortë për herë të parë këto 9 vite.

pike

“Nuk ishte mbrëmja më e keqe. Më e keqja ishte humbja e Spanjës ndaj Holandës në Botëror. Në këto 9-10 vjet që luaj te Barcelona, për herë të parë ndjej se Reali është më mirë sesa ne. Duhet ta përmbysim këtë situatë”, tha Pike. Qendërmbrojtësi pranoi se Barcelona po kalon një moment krize: “Jemi në krizë si ekip dhe si klub. Sezoni sapo ka nisur dhe duhet të bashkohemi dhe të punojmë për një qëllim”.

SHFRYN NË STOL

Në momentin e zëvendësimit në fillim të pjesës së dytë me Semedon (si pasojë e një dëmtimi muskulor), Pike është inkuadruar i zhgënjyer në stol dhe pamjet e shfryrjes së tij janë transmetuar nga televizioni “Cuatro”, teksa 30-vjeçari thotë: “Këta janë duke u tallur me ne”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"