Pike pa frena/ Flirt me avokaten që e ndau nga Shakira, tradhton edhe të fejuarën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2023 | 23:55

Pike pa frena/ Flirt me avokaten që e ndau nga Shakira, tradhton edhe të fejuarën

Historia e tradhtisë mes Shakirës dhe Pikesë vazhdon të pasurohet dita ditës. Por ndërsa kolumbiania kërkon të shfryjë me anë të këngës historinë e saj toksike të viteve të fundit, mbrojtësi nuk ndalet me aventurat e tij.

maxresdefault

Nëse ai dukej shumë i dashuruar me të fejuarën e re, Klara Marti, mesa duket në skenë ka dalë edhe një femër e tretë.

Gazetari Hordi Martin ka akuzuar së fundmi Xherard Pikenë se nuk nguron së tradhtuari dhe këtë herë “pushtimi” i tij i ri është një e afërme e ish-shokut të tij te Barcelona, Riki Puxh. Ajo quhet Hulja Puxh Gali dhe është një avokate.

Kjo ishte profesionistja e zgjedhur nga Pikeja për të çuar përpara dokumentacionin e divorcit nga Shakira, por mesa duket mes të dyve ka pasur më shumë sesa marrëdhënie pune dhe nuk dihet nëse kjo tradhti do të jetë fundi i lidhjes me të fejuarën Klara dhe nisja e një historie të re dashurie për Pikenë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"