Pike në telashe, nxirret jashtë restorantit nga policia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 16:33

Pike në telashe, nxirret jashtë restorantit nga policia

Një ngjarje interesante ka ndodhur në një nga restorantet e Barcelonës, ku ndodhej edhe mbrojtësi spanjoll Gerard Pike.PIKE

Mbrojtësi katalanas ishte takuar me disa nga miqtë e tij në një restorant, por jo çdo gjë shkoi sipas planit aty. Vetëm pak minuta pasi kishte hyrë në restorant, Pike ka pasur një debat me disa polica, të cilët erdhën direkt pas tij.

Shkak për këtë debat është bërë makina e parkuar nga futbollisti jashtë lokalit, teksa sipas policisë kishte shkelur rregullat. Policia i kërkonte që ta largonte makinën nga vendi ku e kishte parkuar, për ta vendosur në një vend tjetër, diçka që nuk pranohej nga lojtari.PIQUE

Pas shumë diskutimeve Pike pranon të lëvizë makinën e tij, dhe më pas vazhdoi përsëri me miqtë e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"