Pike mohon tërheqjen nga kombëtarja: Jam krenar që luaj për Spanjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2017 | 10:56

Pike mohon tërheqjen nga kombëtarja: Jam krenar që luaj për Spanjën

Zherard Pike nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kombëtarja edhe pas ngjarjeve të fundit në Katalunjë. Në deklaratën e tij për mediat spanjolle ai është shprehur: “Jam krenar që luaj për Spanjën”. Më tej mbrojtësi ka shtuar, se do të jetë aty sa herë që përfaqësuesja të ketë nevojë për të.

Agolli vs Pike

Ndërkohë tekniku i spanjollëve, Lopetegui, gjithashtu edhe federata, nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga lojtari. Për ta, Pike është një lojtar kyç për kombëtaren.

Gjatë seancës së fundit stërvitore, mbrojtësi u vërshëllye nga spektatorët për shkak të pjesëmarrjes së tij në votimet për referendumin e Katalunjës. Pas kësaj ngjarje ka reaguar ministri Inigo Mendez i cili u ka kërkuar tifozëve të ndalin vërshëllimat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"