Pike komenton rikthimin e Enrikes te Spanja: Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por jam shumë i lumtur që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 20:06

Pike komenton rikthimin e Enrikes te Spanja: Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por jam shumë i lumtur që…

Kombëtarja e Spanjës i habiti të gjithë para pak ditësh, teksa pas fitores 5-0 ndaj Rumanisë, shkarkoi nga posti i trajnerit Robert Morenon.

Pike

Pikërisht në atë post iberikët rikthyen Luis Enriken, i cili u largua disa muaj më parë për shkak të disa problemeve familjare, siç ishte edhe vdekja e vajzës së tij të vogël.

Për rikthimin e Enrikes ka folur edhe mbrojtësi Pike, i cili shprehet se nuk e di çfarë ka ndodhur, por thotë se është i lumtur që do të punojë përsëri me Enriken. “Unë nuk e di fare se çfarë ka ndodhur. Nuk kam folur me shokët tim të Barcelonës që luajnë te Spanja, për shkak se ata luajtën kundër Rumanisë të hënën.

Gjithçka që di, është ajo që kam lexuar në media dhe mendoj se do mësoj më shumë në ditët e ardhshme. Ajo që mund të them për momentin është se jam me të vërtetë i entuziazmuar që Luis Enrike është rikthyer si trajner i Spanjës.”, u shpreh Pike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"