Pike del kundër grupit të Mesit në skuadër, del pro Barcelonës për të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2020 | 20:38

Pike del kundër grupit të Mesit në skuadër, del pro Barcelonës për të…

Te Barcelona nuk janë të bashkuar dhe vendimi për të refuzuar uljen e pagave mund të çojë në një përçarje totale.

rAMOS PIKE

Pak ditë më parë u publikua lajmi se vetëm 3 lojtarë të Barcelonës ishin pro uljes së pagave dhe nuk kishin firmosur në peticionin për mosuljen e tyre: Ter Shtegen, De Jong dhe Lengle. Por dje ishte Xherard Pike, i cili iu bashkua këtij grupi dhe doli haptazi për të bashkëpunuar me drejtuesit për uljen e rrogave.

Mbrojtësi katalanas e di që situata është e vështirë dhe duhet që të ketë një shkurtim të pagave gjatë kësaj kohe. Por Pike nuk është i vetmi, pasi edhe Pjaniç dhe Dest janë të gatshëm të ulin pagat. Kjo do të thotë se një grup i udhëhequr nga Leo Mesi është kundër këtij grupi të udhëhequr nga Pike. Një ndarje e tillë mund të rezultojë fatale në fushën e lojës, por Kuman duhet që ta bashkojë skuadrën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"