Pikantet / Zefi i lidh këpucët Prençit, shfryhet topi dhe çahet rrjeta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2017 | 20:21

Pikantet / Zefi i lidh këpucët Prençit, shfryhet topi dhe çahet rrjeta

– I pranishëm në tribunën e “Elbasan Arena”-s ishte presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, i cili nuk mungon pothuajse në asnjë ndeshje.

asdasdasd

– Numri i tifozëve në stadium ka qenë shumë i paktë, për të mos thënë asnjë, pasi prezentë ishin vetëm drejtues të kampeve respektive dhe ndonjë i afërm i lojtarëve. Të jepej përshtypja sikur ishte dënuar fusha pa tifozë.

– Në minutën e 18-të, kryesori Alla kërkon ndërrimin e topit, pas një shfryrjeje të tij.

– Te Korabi ranë në sy fanellat ngjyrë blu, gjë që nuk ka ndodhur shpesh, sidomos në ndeshjet ku janë si ekip pritës.

– Zefi i vjen në ndihmë portierit të skuadrës së tij, Prençi, pasi këtij të fundit i ishin zgjidhur lidhëset e këpucës.

– Në rastin e golit të Prognit, në minutën e 49-të, goditja e tij, edhe pse e lehtë, “çan” rrjetën. Me sa duket, një vrimë i ka shpëtuar kontrollit të vijërojtësit para fillimit të lojës. Gjithsesi, merren masat dhe për pak sekonda gjithçka rregullohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"