Pikantet/ Vucaj mban “peng” autobusin, tifozët japin shou. “Agjentë sekretë” në tribunë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2017 | 22:47

Pikantet/ Vucaj mban “peng” autobusin, tifozët japin shou. “Agjentë sekretë” në tribunë

Klasikja e futbollit sh qiptar është servirur në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Në takimin Tirana-Vllaznia kanë qenë të pranishëm rreth 2000 spektatorë, mes të cilëve dy “ultras”, Bujar Qamili dhe bashkëshortja e trajnerit të Tiranës.

tiranavllaznia

– Kur skuadrat mbaruan nxehmjen para ndeshjes, Gilman Lika dhe Erjon Vucaj patën takime miqësore me Asion Dajën dhe Erando Karabecin.

– Një fragment më vonë, sërish trajneri i Vllaznisë del nga kuadrati i zonës së lejuar duke i kërkuar portierit Sherri të nisë në kundërsulm Krymin, por gardiani gabon dhe trajneri shfaq pakënaqësi.

– Në minutën e 19-të, Gjoka debaton sërish me arbitrin e katërt për një karton të padhënë sipas tij për Mavejen.

– Moment ankthi për të dyja skuadrat në minutën e 23-të, kur Gilman Lika dhe Erjon Hoxhallari përplasen me kokë dhe qëndrojnë të shtrirë për disa çaste duke pritur ndihmën mjekësore.

– Ndalesa e lojës shfrytëzohet nga Ze Maria, i cili këshillon kapitenin Karabeci dhe Dokën.

– Entuziazmi i tifozërisë së Tiranës arrin kulmin dhe festa e tyre vijon me flakadanë, dy prej të cilëve i hedhin brenda fushës. Kryesori ndalon lojën, por gjithçka qetësohet për rreth 40 sekonda.

– “Vëzhgim i kuq” në stadium. Të pranishëm ishin dy drejtorët e Partizanit, Preiti dhe Tomorri në tribunën qendrore. Spektator në këtë ndeshje ishte edhe sulmuesi i Kukësit, Elis Bakaj.

– Në tribunën VIP ishte i pranishëm Samuel Nikaj, trajneri i Kastriotit, i cili e ka ndjekur ndeshjen në praninë e Alban Hasanit, drejtorin teknik në Akademinë e Vllaznisë.

– Në tribunën e gazetarëve ka zgjedhur të ndjekë ndeshjen edhe këngëtari i mirënjohur shkodran, Bujar Qamili. Në momentin e mbërritjes së tij, në tribunën VIP u dëgjua fraza: “Hajde, bëjeni një gol për Bujar Qamilin”.

tirona fanatics

– Ultrasit “Tirona Fanatics” kërkojnë të angazhojnë të gjithë spektatorët në stadium në të 36- ën dhe nisin koret kundër presidentit: “Tirona e modhe nuk është vetëm e njonit, ne këtu veç për Tironën se ju s’na meritoni”, duartrokitet nga të gjithë.

– Në pushim, në tribunën qendrore pati një moment tensioni për disa sekonda, por gjithçka u qetësua shpejt.

– Thirrjet kundër presidentit vijojnë nga ultrasit dhe tifozët në tribunë ngrihen në këmbë. Kur dëgjohet e njëjta frazë, nuk mbështesin.

tirana

– Në minutën e 58-të, kur Tirana rrezikoi portën e Vllaznisë, trajneri Gjoka kthehet nga pankina dhe ankohet për sjelljen e lojtarëve të tij: Duhet të reagojnë, ose të ndërhyjnë, ose të bëjnë faull dhe të mos rrinë kështu që ata të godasin kaq lehtë”.

– Në minutën e 72-të, kur Gilman Lika po zëvendësohej, kishte katër apo pesë tifozë në tribunën përballë që e kontestuan, por më pas ishte e gjithë tribuna qendrore që u ngrit në këmbë dhe duartrokiti për të.

vucaj autobuzi

– Orelesi i merr topin Ngoosë brenda në zonën e Vllaznisë dhe e driblon. Sulmuesi i Tiranës e merr me sportivitet dhe buzëqesh.

– Në të 88-ën, një ndërhyrje e pastër e Mavejes ndëshkohet me faull, e cila ka sjellë irritimin e Ze Marias që ishte gati të futej në fushë. Gjithashtu, e gjithë tifozëria bardheblu u irritua ndaj kryesorit.

– Bashkëshortja e trajnerit të Tiranës nuk e ka kursyer entuziazmin në të dy golat e shënuar duke festuar në tribunën VIP.

– Ndërkohë që e gjithë skuadra e Vllaznisë ishte futur në autobus, Erjon Vucaj po bisedonte me Erando Karabecin dhe Ilion Likën. Policia detyroi autobusin që të nisej pa mesfushorin për të hapur rrugën, por vetëm për pak metra, pasi Vucaj vrapoi për ta mbërritur.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"