Pikantet Vllaznia-Lushnja/ Dedja kafe me dy kampionë, portieri Spaho tregon vlerat si qendërmbrojtës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2017 | 20:16

Pikantet Vllaznia-Lushnja/ Dedja kafe me dy kampionë, portieri Spaho tregon vlerat si qendërmbrojtës

Vllaznia është rikthyer dje te fitorja, ku në fushën e vet ka mundur Lushnjën me rezultatin 2-1. Ja disa prej të veçantave në takimin e djeshëm të luajtur në “Loro Boriçi”.

Vllazniaft

-Portieri i Lushnjës, Mikel Spaho, ka treguar se di të luajë jo vetëm në portë. Në dy raste në pjesën e parë, ai ka larguar topat me kokë, si një qendërmbrojtës.

-Tapeti i fushës së stadiumit “Loro Boriçi” ka pasur jo pak probleme që në takimin e parë që është luajtur mbi të. Vendevende punonjës të stadiumit kanë ndërhyrë në mesin mes dy pjesëve duke rregulluar disa pjesë. Ndërsa përveç fushës në stadium është vënë re edhe shtimi i pjesës më të madhe të tartanit në pistën e stadiumit duke i dhënë një pamje më të bukur stadiumit të rikonstruktuar.

-Në minutën e 74-t, tifozët e pranishëm kërkojnë që të mos vonohet në ndërrimin e tij mesfushori Erald Çinari. Ai ka kërkuar të fitojë disa sekonda, por tifozëria ka kërkuar që ekipi të mos humbasë sekonda, por të shënojë sërish.

-Në minutën e 90-të, Lika përcillet jashtë fushës së lojës përmes ovacionesh të të pranishmëve.

-Dedja, një kafe mes miqve të tij. Lici e Martini, dy ish-lojtarë kampion me këtë trajner, kanë pirë një kafe pas takimit me ishteknikun e tyre. Në këtë tavolinë kanë qenë të pranishëm edhe shumë miq të përbashkët të këtyre emrave kampion me fanellën kuqeblu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"