PIKANTET/ Vllaznia-Laçi/ “Gol prej biçiklete”, tifozët konsultë për… gazetarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2021 | 23:45

PIKANTET/ Vllaznia-Laçi/ “Gol prej biçiklete”, tifozët konsultë për… gazetarët

* Tribuna e gazetarëve ishte e tejmbushur në përballjen e mbrëmshme. Në të, madje, nuk kishte vend as për gazetarët, të cilëve për të bërë kronikën, u është dashur të “konsultohen” me tifozët që kishin hyrë në një mënyrë apo një tjetër aty ku vendet ishin të reduktuara.

Vllaznia Laci

* Nuk ka munguar as humori i të pranishmëve në tribunën e mediave. Ata si me ironi ndaj gazetarëve nuk e kursenin humorin: “Sa shumë gazetarë paska në Shkodër!” Dhe kjo, me të drejtë, pasi në ndeshjen e shkuar në Shkodër nuk janë lejuar jo më shumë se 10 gazetarë në tribunën e tyre. Në disa ndeshje, por edhe në këtë, kanë munguar sërish kameramanët e mediave lokale të Shkodrës, pasi nuk kanë pasur të drejtën për të rezervuar një vend në tribunë.

* Është e 20-ta minutë dhe pas një ndërhyrjeje të Shehut që më pas ndëshkohet me të verdhë, është i gjithë stafi shkodran që kërkon kartonin e kuq pas asaj ndërhyrje tërësisht të parregullt.

* Replika të shumta në minutën e 24-t. Marku i mbetur i dëmtuar pas një tërheqjeje muskulare ka kërkuar që loja të ndërpritet, por një gjë të tillë s’e kanë bërë lojtarët miq. Kjo solli irritimin e lojtarëve të tjerë të Vllaznisë.

* Gratë e futbollistëve shkodranë, sidomos të atyre jabanxhinj, kanë ndjekur si zakonisht në një prej ambienteve të gazetarëve përballjen e mbrëmshme. Dëshpërimi i tyre në momentin e pësimit të golave ishte po aq i madh sa ishte gëzimi në momentin kur edhe Vllaznia barazoi.

* Nuk ka munguar edhe një dialog mes teknikut Brdariç e Adilit mbas shënimit të golit të parë nga ana e Laçit. Trajneri ka kërkuar impenjim më shumë nga të tijtë.

* Brdariç e ka me mbrojtjen pas pësimit të golit të dytë. Një rreshtim i pakujdesshëm u shkaktoi kuqebluve humbjen.

* Laçi ndëshkon për të dytën herë Vllazninë në këtë sezon. Skuadra kurbinase është kthyer në një “mace të zezë” për kuqeblutë ku pas dy fazave të para nuk ka humbur asnjë pikë me ekipin e vendit të parë.

* Duro duartroket ata pak të pranishëm në shkallët e stadiumit dhe më pas është përqafuar në hyrje të hollit të stadiumit me Obanorin që ka ndjekur prej aty për shumë e shumë minuta ekipin e tij. Më pas ai së bashku me gjithë lojtarët e tjerë është futur mes entuziazmit në dhomën e zhveshjes duket festuar fitoren e tyre.

Vllaznia biciklete

* Gjetje si gjithnjë origjinale prej tifozërisë shkodrane. Një banderolë pikante u shfaq: “Ta bëjmë golin prej biçiklete…”.

A.URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"