PIKANTET/ Ulërima të pafundme në “Air Albania”! Apolonia protestë për arbitrin, presidenti qetëson bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2021 | 23:27

PIKANTET/ Ulërima të pafundme në “Air Albania”! Apolonia protestë për arbitrin, presidenti qetëson bardheblutë

Fusha e “Air Albania”-s ishte në gjendje perfekte. Problem ka rezultuar vetëm gjatësia e barit. Si zakonisht, numër i lartë i tifozëve në stadium, edhe pse luhet me dyer të mbyllura.

Tirana Apolonia

Ka nga të dyja palët shikues, ndonëse femrat janë ato që dominojnë në stadium. Para takimit, Apolonia proteston për gjyqtarin. Fierakët refuzojnë të luajnë me gjyqtar Orlando Kukën, por nuk mund të ndodhë asgjë, sepse tashmë është vendosur. Drejtuesit e federatës kanë bërë me dije se skuadra nuk ka rrugë tjetër veçse të pranojë verdiktin e FSHF-së. Sota dhe Bekaj, dy më aktivët në fushën e lojës me këshillat për shokët.

Ulërimat kanë qenë të pafundme, nga dyshja që drejtonte skuadrën në fushën e lojës. Kamarata ankohet për një anësore, duke shpërthyer te gjyqtari i katërt i ndeshjes. Nga ana tjetër, Shehi është më i qetë dhe veprimin e vetëm të veçantë ka heqjen e xhupit, pas pushimit të shiut.

Gesi

Në fund të pjesës së parë, presidenti i Tiranës ka zbritur në dhomat e zhveshjes dhe ka qetësuar skuadrën, e cila po humbiste. Fjalët e tij dhe aktivizimi i Kalesë kanë bërë që ekipi të përmbysë rezultatin. Kishte më shumë se një vit që Tirana nuk shënonte pesë gola në Superiore. Herën e fundit bardheblutë kanë realizuar pesë gola në sfidën me Partizanin, kampionatin e shkuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"