Pikantet / Trajnerët nuk u flasin lojtarëve, 3 gola anulohen për pozicion jashtë loje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2017 | 12:30

Pikantet / Trajnerët nuk u flasin lojtarëve, 3 gola anulohen për pozicion jashtë loje

* Masa të rrepta ishin marrë nga delegati i ndeshjes Besnik Çela duke mos lejuar asnjë person brenda në territorin e fushës pa të drejtën e qëndrimit, duke mos toleruar askënd. Po ashtu ishin masa të rrepta dhe për sa u përket forcave të rendit që ishin në numër më të shumtë se numri i tifozëve.

korabi flamurtari

* Tomislav Bushiç nuk mundi të luajë më shumë se 13 minuta, teksa ka pësuar një tërheqje në këmbën e djathtë dhe u detyrua që të lërë fushën.

* Zefi tregohet një lojtar mjaft “fair play” teksa u ka plotësuar dëshirën tifozëve në minutën e 14-të, të cilët kërkonin që ai të nxirrte topin jashtë për t’u bërë zëvendësimi i Bushiçit për Radoviçin, që kishte lënë fushën një minutë më parë.

* Tre lojtarë të Korabit dje kanë zhvilluar takimin duke qenë me agjërim.

* 3 gola në pozicion jashtë loje janë shënuar në takimin e djeshëm, një herë Bushiç dhe dy herë Denis Peposhi.

* Të dy trajnerët gjatë ndeshjes kanë qenë mjaft të qetë dhe asnjëherë nuk kanë folur në drejtim të lojtarëve të tyre.

* Në minutën e 72-të ka një dëmtim të Nakamutës, kur Flamurtari i kishte bërë të tria zëvendësimet dhe një tifoz vlonjat një minutë më parë e porositi trajnerin Duro që të mos e bënte kaq shpejt ndërrimin e tretë. Për fat, lojtari vlonjat i dëmtuar arriti të rikuperohej dhe vazhdoi lojën.

* Pas golit të tretë, të dyja skuadrat po prisnin me padurim të mbyllej takimi duke pritur vërshëllimën e arbitrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"