Pikantet| Tirana-Kukësi/ Halili rikthehet në stadium, por vepron si kurrë më parë pas humbjes. Tifozët ngacmojnë Josën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2021 | 21:00

Pikantet| Tirana-Kukësi/ Halili rikthehet në stadium, por vepron si kurrë më parë pas humbjes. Tifozët ngacmojnë Josën

“Panorama Sport” iu sjell pikantet nga ndeshja mes Tiranës dhe Kukësit, e zhvilluar të shtunën në “Selman Stërmasi”.

tirana kukesi

Kristi Vangjeli vendos që të kthehet në skuadër. Pas një udhëtimi të gjatë, mbrojtësi ka lënë pas Greqinë dhe është bashkuar me skuadrën në grumbullim.

Futbollisti i Teutës, Aleksandër Kuro ishte i pranishëm në sfidën e djeshme mes dy skuadrave të Superiores.

Në stadium, dy presidentët Refik Halili dhe Safet Gjici. Halili kthehet në stadium pas kalimit të Koronavirusit. Si asnjëherë tjetër, Halili largohet menjëherë pas takimit.

Taulant Seferi dhe Agim Ibraimi takohen para nisjes. Një përqafim mes tyre.

Eze dhe Najdovski përplasen në minutën e tretë. Pas këshillimit të gjyqtarit, lojtarët i japin dorën njëri-tjetrit.

Festë te dhomat e zhveshjeve të Kukësit pas fitores me Tiranën. Një trepikësh i rëndë për kuksianët që nuk fitonin këtë sezon me bardheblutë.

Edhe pse qull, trajneri i Kukësit, Mirel Josa doli para gazetarëve për të dhënë intervistat e rastit. Gjici ikën në minutën e 86-të nga tribuna, por qëndron në ambientet e brendshme të stadiumit dhe ndjek takimin deri në fund.

KUKESI

Kale në minutën e 83-të nuk pranon zëvendësimin. Drejt në dhomat e zhveshjeve, por bën me duar dhe duket i pakënaqur. Trajneri i portierëve Alfred Osmani ka qenë me temperaturë ditën e grumbullimit dhe për këtë arsye dhe mos rrezikuar ai nuk ishte i pranishëm në stadium gjatë ndeshjes.

Në minutën e 62-të ka një përplasje Kale-Dragoshi. Palët irritohen dhe kapen me njëritjetrin, por ndërhyrja e gjyqtarit dhe vetë lojtarët bëjnë që të ulen gjakrat.

Në minutën e 14-të, mosmarrëveshje mes Olsid Ferahtajt dhe Rejdim Zaimit. Anësori jep fundore, ndërsa gjyqtari i linjës goditje këndi. Ka rrëmujë, derisa kryesori vendos fundore në favor të Tiranës.

Trajneri Mirel Josa ka qëndruar në shi pa kapuç, çadër ka qenë i papërmbajtshëm në fushën e lojës. Si fillim jep këshilla për mesfushën. “Mos ma lini qendrën bosh. Taip kontrollo mesfushën”.

Tifozët e Tiranës e ngacmojnë për rezultatin, ndërsa ai nga pankina ua kthen. “Të bëhet si të jetë vendosur”. Menjëherë kalon te ndeshja dhe kërkon nga stafi: “Me të huajt si jemi?”.

Me të shënuar golin Vesel Limaj feston dhe kërkon të heqë fanellën, e çon deri në mes të trupit, ndërsa Hamiti i shkon afër për ta ndëshkuar me karton. Shokët e skuadrës e shohin e rrethojnë dhe nuk e lejojnë lojtarin e Kukësit të heqë plotësisht fanellën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"