Pikantet / Teuta me dy grupime tifozësh, u kërkojnë shpjegime lojtarëve për humbjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 20:42

Pikantet / Teuta me dy grupime tifozësh, u kërkojnë shpjegime lojtarëve për humbjen

-Tifo grupi “Marinsat” bën dje prezantimin në stadiumin “Niko Dovana”. Në pushim të pjesës së parë, ata plasën fishekzjarrë. Tashmë Teuta do të ketë dy grupe tifozësh: “Djemtë e detit” dhe “Marinsat”.

teuta partizani

-Sulmuesi Ardit Shehaj qëndroi vetëm dy minuta në fushën e lojës. Ai zëvendësoi në pjesën e dytë Latifin, por pa kaluar 120 sekonda u ndëshkua me kartonin e kuq.

-Delegati i ndeshjes, Uvil Zajmi, u konfrontua verbalisht me forcat e rendit. Delegati kërkoi që policia të mos lejonte hapjen e dyerve për gazetarët, pa u futur lojtarët në dhomat e zhveshjes.

-Tifozët e Teutës u kanë kërkuar shpjegim lojtarëve për humbjen. Lenës, fillimisht për penalltinë dhe më pas, mbrojtësit Shkalla.

-Sulmuesi Egdar Cani e ka përjetuar me shumë emocione sfidën në tribunën qendrore të stadiumit. Çani reagonte sa herë që skuadra gabonte apo shënonte.

-Në pushimin mes dy pjesëve të ndeshjes, presidentët e të dy ekipeve dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjel Dako, kanë qëndruar së bashku në lokalin që ndodhet brenda stadiumit, ku kanë konsumuar nga një kafe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"