Pikantet| Teuta-Bylis/ “Dylo, ku shkon ore?!”, Startova “çirret”. Ja çfarë nuk u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 12:17

Pikantet| Teuta-Bylis/ “Dylo, ku shkon ore?!”, Startova “çirret”. Ja çfarë nuk u pa në TV

Luhej me dyer të mbyllura, por tifozët nuk munguan në tarracat e pallateve rreth stadiumit, edhe pse shumë metra larg. Mbështetja e tyre është ndier edhe nga lojtarët, pasi brohoritjet dhe thirrjet ishin të shumta veçanërisht në momentet e golave. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme në “Niko Dovana”.

bylis teuta

* Fusha ishte në një gjendje perfekte, pavarësisht shirave të shumtë në ditët e fundit. Futbollistët e të dyja skuadrave kanë shkelur tapetin për të provuar diçka të tillë dhe janë parë të kënaqur.

* Gjyqtarët e takimit dhe skuadra e Bylisit erdhën njëkohësisht në stadium.

* Të dy trajnerët, si Martini dhe Dovedan, qëndruan në këmbë gjatë gjithë lojës, duke këshilluar lojtarët e tyre. Shkodrani ishte gjatë gjithë kohës impulsiv, duke orientuar lojtarët për veprimet.

* Trajneri i Teutës në një moment i drejtohet mesfushorit Florent Avdyli: “Dylo, ku shkon ore?! Te zona jote, aty je mirë…”.

* Krasniqi tenton kuadratin nga larg dhe te pankina blu duartrokasin dhe thërrasin: “Bravo”. Gjithçka për të inkurajuar sulmuesin.LORENCO VILA

* Sulmuesi i afruar së fundmi te Teuta, Sebino Plaku, nuk ishte gati për të bërë debutimin në ndeshjen e djeshme. Ai ka pësuar një dëmtim të lehtë dhe takimin e ndoqi nga tribuna VIP.

* Albano Aleksi u dëmtua afër fundit të lojës dhe la fushën me barelë. Në këtë moment të gjithë të pranishmit duartrokitën mesfushorin e Teutës, i cili ishte ndër më të mirët. * Drejtori teknik i Teutës, Sulejman Starova, i pozicionuar ngjitur me pankinën e durrsakëve, ka këshilluar disa herë lojtarët gjatë ndeshjes. Nuk kanë munguar britmat e “Bobit” sa herë diçka nuk shkonte në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"