Pikantet / Takaj vazhdon mungesat në Durrës. Tifozët: Mësoni të shënoni, se latë nam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2017 | 18:43

Pikantet / Takaj vazhdon mungesat në Durrës. Tifozët: Mësoni të shënoni, se latë nam

Dy “ish” të mëdhenj në tribunë, pak tifozë dhe shumë ironi me sulmuesit. TeutaSkënderbeu nuk u luajt në kushte shumë të përshtatshme, edhe për faktin se reshjet e shiut ndikuan jo pak. “Panorama Sport” sjell të gjitha pikantet e ndeshjes së djeshme në “Niko Dovana”.

teuta skenderbeu

Presidentët

Edmond Hasanbelliu i Teutës ka qenë i shoqëruar nga drejtori sportiv i Skënderbeut, Haris Fakiç. Në tribunën VIP mungonte kreu i klubit korçar, Ardjan Takaj, i cili që pas përplasjeve që pati në vitin e kaluar, nuk është shfaqur më në stadiumin e Durrësit.

Trajnerët

Pas përfundimit të takimit, trajneri i Teutës, Gugash Magani, ka uruar kolegun e tij, Ilir Daja, për kualifikimin. Trajnerët janë përqafuar përzemërsisht, duke treguar respekt ndaj njëri-tjetrit.

Tifozët

Edhe pse ndeshja ishte shumë e rëndësishme për ekipin durrsak, përsëri tifozët kanë qëne të paktë në stadium. Madje nuk kishte as 1 mijë shikues, duke lënë jo pak të zhgënjyer ekipin vendës.

17991316_1328691330501918_6538988544472513179_o

Policia

Forcat e rendit kanë qenë të shumta në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”, edhe pse numri i tifozëve ishte shumë i ulët. Në fakt pritej që të kishte një prani më të madhe, prandaj dhe policia kishte marrë masa ekstra. Çdo gjë shkoi normalisht, pa asnjë incident.

Ish-sulmuesit

Daniel Xhafaj ishte personi special dje në tribunën qendrore të stadiumit. Ish-sulmuesi i Teutës dhe Skënderbeut qëndroi në shoqëri të një tjetër ish-futbollisti, pikërisht durrsakut Bledar Mancaku. As prania e dy ish-bomberave nuk u solli fat “djemve të detit”.

daja magani

Terreni

Reshjet e shiut kanë bërë që fusha e stadiumit “Niko Dovana” të mos jetë në kushte optimale, madje pista e vrapimit dhe zona e trajnerëve ka pasur shumë baltë, duke bezdisur jo pak Maganin dhe Dajën.

Ngacmimet

Kur lojtarët e Teutës po dilnin nga fusha, tifozët e irrituar u janë drejtuar me këto fjalë: “Mësoni të shënoni, se latë nam”. Natyrisht zhgënjimi më i madh i tifozëve ishte me sulmuesit që nuk po shënojnë.

Jeton Rexhmati

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"