Pikantet / Takaj-lojtarëve: Nuk ju thashë të bënit dy gola!; Tifozët festuan me Panuçin dhe Arshavinin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2017 | 23:00

Pikantet / Takaj-lojtarëve: Nuk ju thashë të bënit dy gola!; Tifozët festuan me Panuçin dhe Arshavinin

6 mijë tifozë kanë ndjekur dje ndeshjen e Skënderbeut, shifër kjo e konfirmuar edhe nga kompania që menaxhon biletat. Mbështetësit kanë thyer një rekord, ndërsa “Ujqërit e Dëborës” kanë dhuruar spektakël.

skenderbeu

-Trajneri i sapoemëruar i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, ka ndjekur nga afër dje takimin e Skënderbeut, në shoqërinë e Ervin Bulkut, i cili do të jetë ndihmësi i tij në përfaqësuese.

panuci bulku

-Më shumë se e tejmbushur ka qenë tribuna qendrore e stadiumit, teksa nuk ka munguar presidenti Ardjan Takaj. Pranë tij ndodhej kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, dhe zv/presidenti Arlind Takaj. Nga drejtuesit e klubit kanë qenë drejtori sportiv, Haris Fakiç dhe menaxheri Shkumbin Qorrmemeti. E kanë ndjekur takimin edhe personalitete të ndryshme si Ridvan Bode, Andrea Mano, apo edhe të tjerë që si zakonisht janë pjesë e tribunës në Korçë.

-Trajneri i Kairatit, Tshadadze, ishte shumë nervoz dhe ka kontestuar tek arbitri çdo goditje dënimi që jepej kundër skuadrës së tij.

-Zëvendësimi i Xhejmsit ishte i detyruar për Skënderbeun, pas një problemi në këmbë dhe, në vend të tij, në pjesën e dytë, u fut Plaku që realizoi, ndërkohë që edhe Osmani dje kërkoi ndërrim për shkak të një kontraktimi në këmbë.

-Menaxheri i përgjithshëm i Skënderbeut, Gerhard Takaj, nuk i ka parë 10 minutat e fundit të ndeshjes. Ai ka dalë nga stadiumi dhe është rikthyer aty vetëm pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit për të festuar.

-Pas përfundimit të ndeshjes, stafi i Kairatit është futur menjëherë në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që presidenti i skuadrës kazake, Kairat Boranbayev, më shumë se i nevrikosur ka zhvilluar një takim urgjent me skuadrën, por nuk dihet se çfarë u ka thënë, pavarësisht se dukej “i xhindosur” pasi ka dalë nga stadiumi. Kairat dje ka lënë menjëherë Korçën dhe u nis në drejtim të Rinasit për të bërë një rrugë të gjatë për kthimin në vendin e tyre.

-Ka festë në Korçë deri në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që pas ndeshjes rrugët dhe lokalet kanë qenë të mbushura plot e përplot dhe kudo bisedohej për kualifikimin e Skënderbeut në turin tjetër.

-Në fillim të konferencës për shtyp, duke parë atë çka e priste trajneri i Kairatit, Tshadadze, kërkoi që pyetjet e gazetarëve të mos jenë shumë të ngacmuese, por sa më të thjeshta për të mos shtuar më shumë mërzinë.

takaj skenderbeu

-Presidenti Ardjan Takaj menjëherë ka hyrë në dhomat e zhveshjes për të takuar ekipin. Ai i ka falënderuar dhe uruar të gjithë një më një, por në fund nuk kishte si të mungonte batuta e presidentit. “Unë ju thashë të fitoni, jo të bëni dy gola. Ju s’paskeni mëshirë për njeri mor djema…!”, ishte batuta e presidentit që shkaktoi të qeshura.

takaj lojtaret dhomat e zhveshjes skenderbeu kairat1

takaj lojtaret dhomat e zhveshjes skenderbeu kairat

-Andrei Arshavin, pavarësisht se i nxehur dhe i mërzitur në maksimum, ka qenë më i kërkuari nga tifozëria për të bërë foto. Sulmuesi rus është ndalur nga shumë tifozë dhe nuk ka refuzuar të pozojë me ta, megjithëse ekipi i tij u eliminua.

arshavin korce1

arshavin korce

-Trajneri mik ka qenë më i kontestuar nga tifozët për shkak të arrogancës së treguar në konferencën e shtypit. Madje, ai ka bërë edhe gjeste fyese në drejtim të tifozëve vendës.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"