Pikantet/ Skuadrat zbresin në fushë 3 minuta para, lushnjarët festë të çmendur në dhomat e zhveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2017 | 14:55

Pikantet/ Skuadrat zbresin në fushë 3 minuta para, lushnjarët festë të çmendur në dhomat e zhveshjes

Takimi i djeshëm, mes Lushnjës dhe Teutës, ka pasur një sërë momentesh interesante që nuk janë vënë re në televizion. Gazeta sjell pikantet e takimit, që nga të pranishmit në tribunë deri te festa në dhomat e zhveshjes.

cyrbja

– Skuadrat zbresin në fushë 3 minuta para orës 14:00 dhe arbitri i katërt i kërkon kryesorit që të mos startojë para orarit zyrtar.

– Kryesori Ziri i ka kërkuar Amadu Latif që të vendosë mbrojtëset e këmbëve (palestrinat) para nisjes së takimit.

– Tifozëria vendëse kishte shteruar shumë dhe mungonin grupimet ultras. Më aktivët ishin tifozët e Teutës, rreth 30 të ardhur nga Durrësi, të cilët shpalosën pankartat “Marinsat”, “Djemtë e detit”, si dhe një flamur kombëtar.

– Kandidatët për pankinën e Lushnjës, Kristaq Mile dhe Hysen Dedja, mungonin në tribunë. Si tekniku beratas, ashtu edhe ai shkodran duken gjithnjë e më larg zyrtarizimit.

– Lushnjarët festuan si të çmendur në dhomat e zhveshjes, duke brohoritur pa pushim për rifutjen në garë për mbijetesën.

– Nuk ka munguar në stadium edhe mbrojtësi Erion Xhafa. Pavarësisht gjendjes së vështirë që po kalon, 31-vjeçari me ndihmën e dy patericave ka parë deri në fund sfidën.

– Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, që është dhe presidenti i klubit, ka munguar dje në ndeshjen me Teutën. Lushnja është mjaftuar me nënkryetarin Nushi dhe koordinatorin Çobani në përfaqësimin në tribunën VIP.

– Pas golit të dytë të Lushnjës, drejtuesit e Teutës, që kryesoheshin nga presidenti Hasanbelliu, kanë shpërthyer në zemërim. Prej minutash prisnin të kundërtën, dyfishimin e miqve.

– Fusha e re e stadiumit “Roza Haxhiu” dukej në një gjendje të mirë, edhe pse, për dy ditë me radhë, aty u stërvit kombëtarja e Ukrainës U-19 e futbollit të femrave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"