PIKANTET| Skënderbeu-Luftëtari/ Muzaka dëmtohet rëndë, tifozët e kanë me… Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 21:23

PIKANTET| Skënderbeu-Luftëtari/ Muzaka dëmtohet rëndë, tifozët e kanë me… Partizanin

Skënderbeu-Luftëtari ishte një ndeshje larg pritshmërive në Korçë, qoftë për nga loja, por edhe nga prania e tifozëve në tribuna, ku nuk ishin më shumë se 600 tifozë të pranishëm. Edhe pse korçarët fituan, ajo që e bëri të errët mbrëmjen ishte dëmtimi i rëndë i kapitenit Gjergji Muzaka.

skenderbeu luftetari

“Panorama Sport” mëson se bëhet fjalë për një dëmtim të kockës në këmbën e djathtë. Menjëherë pas ndeshjes, lojtari iu drejtua kryeqytetit për t’u shtruar në një nga spitalet private. Gjasat janë që mesfushori ta ketë mbyllur këtë vit prej këtij dëmtimi. Gazeta ju sjell edhe pikantet e ndeshjes së djeshme.

* Ilir Daja ka qenë gjithmonë i tensionuar në lidhje me reagimin që kishin lojtarët në fushë, sidomos në prapavijë, e cila ishte e ribërë prej mungesave. Ai jepte gjithmonë këshilla, qoftë për Meksin, i cili ishte i spostuar në qendër, ashtu edhe për Vangjelin që debutonte.

* Mjaft agresivë kanë qenë ata pak tifozë të Skënderbeut, të cilët në shumë raste gjatë ndeshjes kanë shoqëruar me kontestime çdo vendim të arbitrit kryesor, duke e ofenduar në kor. Gjithashtu, në pjesën e dytë janë dëgjuar në kor edhe thirrjet kundër Partizanit, diçka që ka krijuar ilaritet në tribunën qendrore.

* Në momentet delikate të lojës, Skënderbeu nuk po arrinte dot të konkretizonte pasimet dhe kjo solli irritimin e trajnerit Ilir Daja me futbollistë të veçantë. Fillimisht u ndal te loja e Koliçit, të cilit i kërkonte top përpara drejt Krasniqit e më pas pati disa lajmërime për Gripshin.

* Dëmtimi i Muzakës prishi balancat në mesin e fushës dhe solli çorientim të lojtarëve. Trajneri vendosi fillimisht në vendin e tij senegalezin Ndeki. Për këtë, Daja kërkon ndihmën e Asion Dajës në fushë. “Oni, ti me Gripshin në qendër, Ndeki në të djathtë, Krasniqi në të majtë dhe Bregu brenda”, ishte udhëzimi i trajnerit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"