Pikantet/ Shima gjest për t’u përgëzuar, trajneri shpërqëndrohet nga djali në tribunë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2017 | 18:31

Pikantet/ Shima gjest për t’u përgëzuar, trajneri shpërqëndrohet nga djali në tribunë

TIFOZËT – Shumë pak tifozë e kanë ndjekur takimin ku numëroheshin afro 100 vetë. Mungonin kuqezinjtë.

PULLAZI – Më shumë fansa në këtë takim kishte lojtari Rei Pullazi, ku në një pankartë me flamurin tonë kombëtar shkruhej emri i basketbollistit.

basket kombetarja

VESET E BOTRAJT – Basketbollisti me origjinë amerikane e me pasaportë armene, ishte nga më të mirët e kësaj skuadre. Përveç xhonglimeve me topin që dhuronte shpeshherë spektakël, bënte gjeste të ndryshme. Sa herë gabonte, prekte të ndenjurat ose thembrat, kurse kur shënonte drejtohej lart në shenjë mirënjohjeje për Zotin.

HYSENAGOLLI – Kur po luhej perioda e dytë, Endrit Hysenagollit i hiqet atletja gjatë një kërcimi në ajër dhe ka ndërprerje për pak çaste.

shqiperia basket

NDOJA – Kristjano Ndoj, në çdo pushim, u jepte zemër lojtarëve tanë duke u thënë, “s`ka gjë, kemi kohë”.

GERTI SHIMA – Bëri një veprim fair-play, edhe pse gjyqtari nuk e dha një fundore, ai e pranoi që e nxori vetë topin duke i thënë gjyqtarit të ndryshojë vendimin

DJALI I TRAJNERIT – Gjatë ndeshjes, trajneri është parë i shpërqendruar në disa momente, pasi i është dashur të shkonte te një tifoz special i pranishëm në tribunë, djali i tij i vogël.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"