Pikantet / Policia identifikon agresorin e Dajës, “Fanatics” prezantohen si “Famëkeqët”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2017 | 15:31

Pikantet / Policia identifikon agresorin e Dajës, “Fanatics” prezantohen si “Famëkeqët”

– Policia e Pogradecit ka identifikuar agresorin. Burime pranë forcave të rendit konfirmojnë se janë vënë në kërkim të tifozit që goditi Asion Dajën. Gjithsesi, ajo që bëri përshtypje ishte fakti që në momentin që ndodhi ngjarja, asnjë polic nuk u afrua që ta shoqëronte, edhe pse ai ishte në reshtin e parë të karshisë.

daja

– Tirana kishte pakënaqësi për fushën. Terreni nuk ishte lagur para ndeshjes dhe kjo krijoi vështirësi që të qarkullonin topin. Klubi bardheblu madje u ankua për këtë fakt, megjithatë në fundin e lojës kjo “dhuratë” u erdhi nga shiu.

– Afro 200 anëtarë të “Tirona Fanatics” ishin në transfertë dje. Dy autobusë dhe afro 15 makina private “zbarkuan” në Pogradec. Ata u futën afro 10 minuta pasi kishte nisur ndeshja, duke mbërritur me vonesë në stadium.

– Në sektorin e ultrasve bardheblu ra në sy baneri gjigant ku shkruhej “Famkeqët TF-06”. Dhe ky ishte një mesazh për ata që i kanë sulmuar dhe cilësuar si të padëshiruar, si policia dhe FSHF-ja. Por, pa lënë pas dore edhe presidencën, që i kanë konsideruar si “pakicë”.

tirana

– Thirrjet kundër Refik Halilit nuk kishin të sosur, por edhe një banderolë ku thuhet: “Tifozëri superiore, president inferiore”. “Fanatics” sfiduan edhe shiun, ndërsa në fund të takimit kur nisën reshjet u zhveshën.

– Tribuna qendrore ishte tejmbushur, ndërsa karshia ishte disi më e zbrazët. Megjithatë, goli i dytë i Tiranës dhe i kuqi për Lamen bëri që tifozët e Pogradecin të largoheshin pak e nga pak.

– Debuton Hardi Binguila. Fantazisti 21-vjeçar ishte grumbulluar dje, ndërsa në fushë, për të parën herë me fanellën bardheblu, zbriti në minutën e 74-t. Çerek ore janë shumë pak për të dhënë një gjykim, megjithatë lojtarit i mjaftoi shumë pak për të dëshmuar cilësitë e tij.

– Tirana nuk ka kohë për pushim. Bardheblutë sot do të zbresin në fushë për të rinisur përgatitjet, por këtë herë për Kupën. Të mërkurën do të presin Besën për të mbyllur llogaritë me kualifikimin, pas fitores së dy javëve me parë me shifrat 2-0.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"