Pikantet / “Po tani, me kapele do stërvitet Shehi?”, afrikanët vishen me tuta sportive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 10:01

Pikantet / “Po tani, me kapele do stërvitet Shehi?”, afrikanët vishen me tuta sportive

-I gjithë ekipi ishte mbledhur në sallën e universitetit “Fan Noli” atje ku askush nuk mungonte. Madje, edhe një batutë që vjen nga pjesa e lojtarëve të Skënderbeut kishte të bënte pikërisht me këtë. “Ore ne në stërvitje nuk jemi kaq, qenkemi shumë sot këtu” ishte zëri që jehoi në sallë, por nuk u kuptua “autori”.

shehi takaj daja

-Ekipi i veshur i gjithi serioz për të tilla raste “stononte” vetëm te pjesa e afrikanëve, të cilët ose nuk e kishin kuptuar mirë rëndësinë e ceremonisë, pasi ishin të veshur me tuta sportive. Një fakt i tillë ka shënuar jo pak të qeshura dhe humor në sallë.

afrikanet shehi

-Në momentin kur Shehi po dekorohej, të gjithë fotografët, përfshi edhe atë të klubit të Skënderbeut, u vendosën në resht për të bërë foto, por pengonin pamjen e lojtarëve që ndodheshin pas tyre. Në këtë moment ndërhyn edhe drejtori i klubit, Ilirjan Përmeti: “Mirë këta të huajt që s’i njohim ne, por edhe ky i yni s’na le të shohim”.

-S’mund të mungonte Osmani me batutën e radhës. Në momentin kur Shehi vendosi edhe kapelën e titullit të marrë, mbrojtësi korçar u shpreh: “Po tani, me kapele do e bëjë stërvitjen Gesi?”.

-Dukej qartë që Shehi nuk ishte mësuar të mbante një veshje të tillë, pasi jeta e tij është e gjitha e mbushur me futbollin. Kapelja e vendosur po i sillte siklet, aq sa e hoqi dy-tri herë për ta rregulluar deri në momentin kur rektori Jashari i lejoi që të mos e mbante më.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"