PIKANTET| Partizani-Teuta/ Nxehet Lerda, italianin e tërbojnë topat dhe arbitri… “profesor”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 22:13

PIKANTET| Partizani-Teuta/ Nxehet Lerda, italianin e tërbojnë topat dhe arbitri… “profesor”

Partizani-Teuta u luajt për herë të katërt pa tifozë në 4 vitet e fundit. Atmosfera “e akullt” bënte që të dëgjohej gjithçka.

partizani teuta

Kështu që, protagonistët u kufizuan në fjalor, por pati nga ata që nuk u kursyen, si për shembull trajneri i Partizanit. “Panorama Sport” ka përzgjedhur disa nga debatet dhe dialogët e ndodhur gjatë ndeshjes.

-Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, dhe dy ndihmësit e tij, Ervin Bulku dhe Hamdi Salihi, mbërritën në stadium një minutë para startit të ndeshjes dhe u akomoduan në tribunën VIP.

Edi Reja

– Të dyja ekipet hynë në fushë pas asnjë duartrokitjeje dhe përplasja e duarve nga futbollistët te përshëndetja fillestare krijoi një tingull, që ua imponoi edhe disa të pranishmëve në tribunë që të duartrokisnin.

– Minuta 4- Trajneri Shkëmbi i gërthet mbrojtësit Kuro për një krosim të gabuar që dha në zonën e Partizanit.

-Minuta 6- Lerda: Asani, lëvizni përpara!

-Minuta 8- Trajneri Lerda kthehet nga pankina dhe ankohet për topat, që sipas tij ishin të fortë dhe kërcenin në fushë.

-Minuta 11- Lerda i kërkon Romeros që të kthehet te vendi i tij.

-Minuta 14- Trajneri i Partizanit ankohet te gjyqtari i katërt, për shkak se kryesori Hamiti nuk dha goditje dënimi për ndërhyrjen ndaj Çinarit, sekonda më pas akordon një për Teutën.

-Minuta 17- Aleksi ndërhyn ndaj Asanit. Arbitri reagon me vonesë dhe kjo bëri që të kuqtë të irritohen. Lorenc Trashi afrohet te vija anësore dhe i drejtohet gjyqtarit të katërt, Ergin Dodës, me këto fjalë: “Shikoje ti dhe sqaroje kryesorin se ai nuk e shikon”.

-Minuta 19- Gjyqtari Hamiti akordon faull për Teutën pas dyluftimit të Çinarit me Vilën. Shkodrani i ankohet Hamitit: Çfarë i bëra, ai bie vetë dhe ti e jep faull”. Ky vendim i arbitrit solli edhe ironinë e trajnerit Lerda, i cili edhe qeshte me vendimin dhe mes të tjerash u shpreh: “Nuk e jep faull këtu për ne dhe shkon e akordon atje”.

hoxha arapi hamiti

-Minuta 22- Trajneri Lerda vijon të ankohet te pankina për cilësinë e topave, që sipas tij janë të fortë, dhe u drejtohet: Si nuk i keni parë më parë? Punëtorët filluan t’i rregullojnë njëri pas tjetrit topat e lojës, duke iu ulur presionin e ajrit.

-Minuta 23- Lerda s’kursen as një mbledhës topash që kishte pranë, të cilit i kërkon të jetë i vëmendshëm dhe t’i kapë shpejt topat.

-Minuta 33- Kapiteni i Teutës, Renato Arapi, i ankohet gjyqtarit Hamiti, që sipas tij veproi gabim që akordoi faull, pasi Lorenco Vila, që u ndëshkua me karton të verdhë, preku vetëm topin.

franko lerda

– Minuta 34- Albano Aleksi, tek ekzekutimi i një goditjeje këndi nga Partizani, i ankohet arbitrit Hamiti: “O presor, shikoji këta!”

-Minuta 35- Karton i kuq për Aristotelos Romero. Të kuqtë shpërthejnë ndaj gjykimit. Menaxheri i skuadrës i drejtohet gjyqtarit të katërt: “O Ergin, çfarë ishte kjo”. Më pas dëgjohet ankesa e Lerdës: “Nuk ka mundësi. Si mund të ndodhë kjo”. Më pas urdhëron skuadrën që të rreshtohet me modulin 4-4-1.

-Minuta 39- Lorenco Vila pengon me dashje Melon që po i afrohej portës dhe gjyqtari akordon vetëm faull, duke kursyer kartonin e verdhë, që do të ishte i dyti. Në këtë moment, të kuqtë ankohen te gjyqtari i katërt për mosdhënien e kartonit.

Minuta 53- Lerda çmendet nga Solomoni, i cili i kërkoi Çinarit të lërë krahun e djathtë dhe të afrohet nga qendra. Kjo bëri që trajneri të këshillojë nigerinain, që i kërkoi t’i thërrasë mendjes, ndërsa Çinarit i tha: Mos e dëgjo atë, mbaj vendin tënd.

-Minuta 87- Franko Lerda tregon se ka nisur të mësojë shqip, pasi u drejtohet lojtarëve në këtë gjuhë: “Hajde çuna”.

– Pas përfundimit të ndeshjes, presidenti i Partizanit, Gaz Demi, me të madhe iu drejtua homologut të tij të Teutës, Edmond Hasanbelliut: “O president i madh, do të vish ta pimë nga një uiski?”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"