Pikantet Partizani-Egnatia/ Rrogozhinasit “ngrejnë” flamurin brazilian, Alban Hoxha gëzon fëmijët me… pica

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2023 | 23:25

Pikantet Partizani-Egnatia/ Rrogozhinasit “ngrejnë” flamurin brazilian, Alban Hoxha gëzon fëmijët me… pica

“Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të Partizani-Egnatia.

PARTIZANI

*Fakti që ndeshja luhet në një orar të përshtatshëm thuajse nuk ndikon aspak në numrin e tifozëve, që nuk e kalonin numrin 700.

Prani e ulët tifozësh në stadium, veçanërisht në tribunën kryesore. Duket se “VIP-at” e kanë lënë mënjanë Partizanin pas rezultateve të dobëta të ndeshjeve të fundit.

*Egnatia e vazhdon nxehmjen para ndeshjes deri në limitet e kohës. Rrogozhinasit futen në dhomat e zhveshjes vetëm13 minuta para nisjes së sfidës dhe i duhet të nxitojnë për të qenë gati në momentin e duhur.

*Vetëm një tifoz i rrogozhinasve ndodhet në pjesën e dedikuar të tribunës përballë, teksa bie në sy një flamur brazilian i vendosur nga ai. Me siguri është një nga të afërmit e brazilianëve të Egnatias.

*Mba debuton me Partizanin. Ai aktivizohet në vend të Mensah në të 69-ën, teksa nuk mungojnë brohoritmat e tifozëve në momentin që bën hapat e parë në fushë. Gjithsesi, nigeriani nuk arriti të hyjë në lojë dhe nuk dha asnjë shkëndijë.

*Lojtarët e Partizanit, të aktivizuar nga stoli bëjnë miniseancëstërvitore pas ndeshjes, mes tyre edhe Mba.

*Te Partizani marrin pica pas ndeshjes për të shuar urinë. Disa fëmijë, që po prisnin të takonin lojtarët, shohin kapitenin Alban Hoxha dhe i kërkojnë një copë. “Hajdeni, kush do”, shprehet portieri dhe ua jep gjithë picën. “E nxorëm darkën”, dëgjohet njënga fëmijët të thotë me shaka.

*Drejtori i përgjithshëm i të kuqve, Olsi Rama, nuk kërkon të humbë as intervistat dhe rastet e dyshimta pas ndeshjes. Me telefon nëdorë ai lë qetësisht stadiumin dhe i drejtohet automjetit të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"