Pikantet/ “O Hasan, mos i lër të vijnë te porta se do marrin penallti”, këshilla e tifozit për Likën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2017 | 20:06

Pikantet/ “O Hasan, mos i lër të vijnë te porta se do marrin penallti”, këshilla e tifozit për Likën

Edhe dje, policia e Gjirokastrës nuk ka lejuar tifogrupin “Shqiponjat Bluzi” për të mbështetur skuadrën e zemrës në tribunën ballore. 10 minuta para startimit të takimit, ky grupim dhe mbështetësit e tjerë të Luftëtarit që kishin zënë vend në tribunë, janë spostuar në sektorin anësor të stadiumit, nga ku kanë ndjekur ndeshjen deri në fund. Hyrja në dy tribunat A dhe B ka qenë me biletë (vetëm 200 lekë), ndërsa në sektorin anësor ka qenë e lirë për tifozët.

Luftetari

* I mërzitur është larguar nga stadiumi presidenti Grigor Tavo. Për të shfryrë pas këtij barazimi, ai nuk ngurroi të ironizonte me një prej efektivëve të policisë: “Të paktën nuk patët ju punë sot”. Në pushimin mes dy pjesëve presidenti bluzi ka ftuar për kafe miqtë nga Laçi.

* Në tribunën VIP binte në sy mungesa e presidentit të Laçit, Pashk Laska. Sipas stafit kurbinas, mungesa e tij kishte ardhur për shkak se një prej pjesëtarëve të klubit kishte pësuar një fatkeqësi familjare.

* Sa me arbitrat, sa me të tijtë. Hasan Lika ka qëndruar gjithë kohës në këmbë. Në minutën e 8-të, ai u kap me gjyqtarin pas një pozicioni jashtë loje për Bregun, ndërsa më pas iu drejtua disa herë Rrocës nga distanca. Por, fanatzisti i bëri me shenjë se nuk e dëgjonte se çfarë i kërkonte.

* Në fundin e pjesë së parë nuk mund të mungonte dhe “këshilla” e nja prej tifozëve gjirokastritë për trajnerin. “O Hasan, mos i lër të vijnë te porta se do marrin penallti”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"