Pikantet në Laçi-Teuta/ Duka “tifozi” special, por ja çfarë ka bërë pas ndeshjes presidenti kurbinas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2020 | 13:02

Pikantet në Laçi-Teuta/ Duka “tifozi” special, por ja çfarë ka bërë pas ndeshjes presidenti kurbinas

Ndeshja e djeshme, e zhvilluar mes dy skuadrave me objektiva të rëndësishëm për të siguruar një vend në Europë, është ndjekur edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.TEUTA LACI

Për të respektuar protokollet e sigurisë, Duka nuk e ka ndjekur si zakonisht mes dy krerëve të klubeve, Pashk Laska dhe Edmond Hasanbelliu, por ka qëndruar më sipër, në një nga lozhat e stadiumit në Kurbin.

Mirëpo, pavarësisht këtij fakti, në përfundim të ndeshjes, presidenti i vendësve ka qenë shumë i irrituar nga kryesori me stemën e FIFA-s, Juxhin Xhaja. Laska i është hakërryer në kritika kryesorit të takimit duke i kërkuar llogari se kishte dhënë shumë kartonë, të cilët kanë dëmtuar klubin kurbinas edhe për sfidën e radhës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"