PIKANTET| Luftëtari-Skënderbeu/ Takaj në siklet, një futbollist përfundon në spital! Bregu si…hero

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2020 | 22:19

PIKANTET| Luftëtari-Skënderbeu/ Takaj në siklet, një futbollist përfundon në spital! Bregu si…hero

Nën masa të rrepta të protokollit sanitar nisi takimi Luftëtari-Skënderbeu. Të pranishëm në tribunën VIP ishin presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, administratori i Luftëtarit, Vangjel Çavo, si dhe drejtori sportiv, Artur Dadaj. “Panorama Sport” ju sjell momentet më pikante të ndeshjes së luajtur të shtunën në Gjirokastër.

Takaj logo

* Deri në minutën e 75-të, kur dhe Skënderbeu kaloi në avantazh me Krasniqin, presidenti Takaj u pa i shqetësuar duke konsumuar disa puro.

* Rreth 50 tifozë ndoqën nga jashtë impiantit në krahun verior të stadiumit ndeshjen. Pas takimit, autobusi i korçarëve është shoqëruar nga policia e Gjirokastrës deri në dalje të qytetit.

Luftetari-Skenderbeu

* “O Gripsh, luaj diagonal me Mensah!” Kjo ishte një nga britmat e trajnerit Ilir Daja gjatë pjesës së parë që u dëgjua më tepër.

* Një prej të pranishmëve në tribunën qendrore ofendon gjyqtarin anësor, Shkreta. Në këtë moment vjen reagimi i një prej drejtuesve të Luftëtarit: “Mos shaj zotri…”. Por, tifozi nuk u ndal me kaq. “Do shaj, sepse prandaj e paguaj biletën…”.

Isufi logo

* Qendërmbrojtësi Enes Isufi përfundoi në spitalin “Omer Nishani” për të marrë ndihëm mjekësore pas dëmtimit në krahun e djathtë.

* Dejvi Bregu pritet dhe largohet si hero nga fansat e tij në Gjirokastër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"