PIKANTET LUFTËTARI-FLAMURTARI/ Gjirokastritët kundër trajnerit, Dejvi Bregu nuk sjell fat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 23:05

PIKANTET LUFTËTARI-FLAMURTARI/ Gjirokastritët kundër trajnerit, Dejvi Bregu nuk sjell fat

Tifozët kundër trajnerit, Dejvi Bregu nuk sjell fat Tifozë që dalin kundër trajnerit Millosh Kostiç, Dejvi Bregu si vizitor special dhe shumë femra në tribunën qendrore. Këto, por jo vetëm, janë disa nga pikantet e ndeshjes që sjell “Panorama Sport”.

luftetari flamurati

* Presidentët e dy klubeve, Grigor Tavo dhe Sinan Idrizi, e ndoqën ndeshjen së bashku. Fitorja gëzoi jo pak Idrizin, por e kundërta mund të thuhet për presidentin e Luftëtarit, që nga stresi i rezultatit, e kaloi cakun me cigaret, duke tymosur pafund deri në fund.

* Të pranishëm në stadiumin “Gjirokastra” ishin mbi 500 shikues, një shifër shumë e ulët, që konfirmon braktisjen që i kanë bërë tifozët Luftëtarit. Ndërsa Flamurtarit nuk i mungoi mbështetja, pasi kishin ardhur 30 ultras, të cilët i dhanë zemër ekipit vlonjat.

* Ilir Daja nuk i la të qetë lojtarët as në nxemje, ndërsa për pak minuta u pa që të aplikonte goditje standarde dhe 11-metërsha.

* Dejvi Bregut nuk i ndahet “shpirti” nga Gjirokastra. Duke përfituar nga pushimi, sulmuesi bashkë me prindërit e tij ishin në stadium për të ndjekur “derbin e zemrës”. E megjithatë, duket se as prania e vlonjatit nuk i solli fat Luftëtarit, por skuadrës së vendlindjes, me të cilën do të përballet në ndeshjen e radhës.

* Në minutën e 43-të, Aurel Demo gjen kohë për të vendosur flamurin e këndit të rrëzuar pas një dyluftimi që ai pati me Siljanovskin.

* Pas minutës së 15-të, trajneri Kostiç është ngritur nga pankina për herë të parë, teksa u kërkonte të tijve daljen në sulm.

* Në minutën e 25-të, kur Tomislav Bushiç shënon, ndëshkohet me karton, pasi festoi me tifozët e tij, teksa u ngjit në kangjellat rrethuese. Po ky veprim i kushtoi edhe një dëmtim në fytyrë.

* Pak minuta nga përfundimi i pjesës së parë, Batha kapet me tifozët e Luftëtarit, pasi një prej tyre lëshoi fjalë fyese në adresë të mesfushorit me origjinë nga Gjirokastra.

* Në fund, vlonjatët festojnë me tifozët e tyre dhe marrin duartrokitjet edhe nga gjirokastritët. Por, nuk mungon as ofendimi i një prej tifozëve vendës në adresë të Dajës. Trajneri i Flamurtarit e merr me sportivitet dhe ia kthen me një “Faleminderit”.

* Asnjë pikë në tri ndeshje ka bërë që tifozët e Luftëtarit të shpërthejnë kundër trajnerit slloven, Millosh Kostiç. Në fund të ndeshjes ata iu drejtuan kreun të pankinës me thirrjet: “Ik, ik”.

* Kapiteni Ramadani ishte i fundit që la fushën mes dëshpërimit.

* Ivan Jakovljeviç e ndoqi ndeshjen me familjen nga shkallët e stadiumit. “Më duhet të flas me mjekët për riaftësimin e plotë”, tregoi ai për gazetën, duke hedhur poshtë aludimet për një operacion të dytë. Mbrojtësi serb iu nënshtrua ndërhyrjes në gju në muajin maj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"